11.05.2022

Trençevska: Dialogu social me të gjitha palët relevante është kyç për promovimin e të drejtave të punëtorëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska mori pjesë në punëtorinë kombëtare dyditore me temë “Sigurimi i një të ardhmeje të qëndrueshme për industrinë e tekstilit, veshjeve, lëkurës dhe këpucëve në Evropën Juglindore”, organizuar nga Industrial Evropa. Punëtoria është pjesë e një projekti të financuar nga BE i zbatuar në bashkëpunim me partnerët social evropianë dhe kombëtarë në industrinë e tekstilit, veshjeve, lëkurës dhe këpucëve në Bullgari, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Rumani dhe Serbi.

Ministrja Trençevska tha se promovimi i të drejtave të punëtorëve në periudhën e kaluar ka shënuar përparim të dukshëm, para se gjithash falë dialogut me partnerët social në përpjekjet për përmirësimin e gjendjes në të gjitha segmentet e punës.

“Përmes zbatimit të dialogut social në të gjitha nivelet dhe në forma të ndryshme, përmes punës së Këshillit Ekonomik dhe Social si forma më e lartë institucionale për promovimin e dialogut social trepalësh, kemi punuar intensivisht për gjetjen e një zgjidhjeje të përshtatshme për rritjen e pagës minimale dhe ndryshimi i kritereve “për harmonizimin e pagës minimale”, tha Trençevska.

Ministrja shtoi se me rritjen e pagës minimale në 18.000 denarë, shumë që është edhe dyfishi i pagës minimale nga ajo në vitin 2016, krijohen kushte për rritje të pagave të punëtorëve tjerë.

“Pas më shumë se 15 vitesh nga miratimi i Ligjit për marrëdhëniet e punës dhe më shumë se 20 amendamente në ligjin ekzistues, Maqedonia e Veriut është në prag të miratimit të Ligjit të ri për Marrëdhëniet e Punës, i cili është në proces të hartimit dhe harmonizimit ndërmjet partnerët socialë. Ligji i ri pritet të adresojë disa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me lirinë e asociimit dhe të drejtën për negociata kolektive, si dhe promovimin e të drejtave të punëtorëve që do të reflektojnë nevojat si të punëtorëve ashtu edhe të punëdhënësve”, tha Trençevska.

Ministrja u uroi të pranishmëve dialog të frytshëm dhe tha se disa nga rekomandimet do të përfshihen në politikat dhe masat e udhëhequra nga Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.