12.05.2022
Trençevska: Vazhdon dialogu me SASHK-un në drejtim të avancimit të të drejtave të punonjësve në mbrojtjen e fëmijëve
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot realizoi një takim me kryetarin e SASHK-ut, Jakim Nedellkov, ku morën pjesë përfaqësues të sindikatës dhe të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Në takim u diskutua për kërkesat që janë pjesë e vendimit për grevën e punonjësve të kopshteve dhe për të cilat në të kaluarën nuk ka qenë diskutim i hapur.
Gjithashtu, u hap edhe çështja e pagave të punonjësve gjatë grevës.
Në takim u dakordua që dialogu të vazhdojë dhe në të njëjtën kohë u dakordua për takimin e radhës më 17 maj për të gjetur zgjidhje brenda rregulloreve pozitive ligjore.
Palët diskutuan edhe për ngritjen e grupit të punës për Marrëveshjen e re kolektive për parashkollorët, e cila skadon në qershor.
Marrëveshja e re kolektive duhet të ofrojë zgjidhje të reja që do të nënkuptojnë përmirësimin e kujdesit dhe edukimit parashkollor.