30.05.2022

Trençevska: Ne krijojmë politika dhe masa që mundësojnë fuqizimin ekonomik të grave në zonat rurale

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, sot në fshatin Dibër Kosovrasti i Poshtëm mori pjesë në takimin për rrjetëzimin dhe ndërtimin e aleancave “Mundësi për aktivizim ekonomik dhe punësim të grave nga Mavrova, Rostusha, Dibra dhe Qendra Zhupa” të organizuar nga Shoqata për Promovimin e barazisë gjinore Aksioni Zdruzhenska-Shkup, Shoqata Radika De-Dibër dhe Instituti për Shkenca Sociale dhe Humane Shkup, si pjesë e projektit "Dimensioni gjinor i politikave në fokus - fuqizimi i qëndrueshmërisë në periudhën pas Kovidit", i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në kuadër të programit Civika Mobilitas. Në takim u diskutua për mundësitë e aktiviteteve ekonomike të grave në programet dhe masat e realizuara nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me të gjitha ministritë e burimeve.

“Ne si ministri në vazhdimësi krijojmë politika dhe masa për adresimin e sfidave të papunësisë duke zhvilluar fuqinë punëtore duke zbatuar programe vjetore për punësim që mundësojnë punësimin e drejtpërdrejtë të personave dhe përvetësimin e shkathtësive që janë relevante për tregun e punës”, tha Trençevska.

Ministrja theksoi se rajoni i Rekës është një nga më të përshtatshmet për Programin për Vetëpunësim ku për një person ndahen 307.500 denarë, ndërsa për partnerë ndahen dyfishi, përkatësisht 615.000 denarë që do të mundësojë hapjen e bizneseve në turizëm rural dhe prodhimi i ushqimeve organike të cilësisë së lartë.

“Përveç programit të vetëpunësimit, rëndësi të veçantë kanë edhe masat për aftësimin për aftësi të avancuara IT. Ku përmes trajnimeve të papunët do të fitojnë njohuri që do t'i bëjnë ata të aftë për të hyrë në tregun e punës. Nevoja për profile të tilla është imponuar nga digjitalizimi i bizneseve. Gjithashtu, ndryshimet aktuale në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, së bashku me partnerët social, do të rregullojnë format atipike të punësimit si puna në distancë dhe puna nga shtëpia, të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për gratë në zonat rurale”, shtoi ministrja.

Trençevska inkurajoi gratë që të përdorin masat e zbatuara nga Qeveria dhe ministritë përkatëse. Ku pikënisja për këtë është regjistrimi si punëkërkues aktiv në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.