20.05.2022

Trençevska: U nënshkrua ndryshimet dhe plotësimet në Marrëveshjen Kolektive që rregullon pagesën e pagave gjatë grevës

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov nënshkruan sot marrëveshjen për ndryshimin e Marrëveshjes Kolektive për institucionet publike për fëmijë në fushën e kujdesit dhe edukimit të fëmijëve parashkollorë dhe në fushën e kohës së lirë dhe rekreacionit të fëmijëve.

Ndryshimet në Marrëveshjen Kolektive rregullojnë pagesën e pagave dhe kontributeve për punëtorët në rast greve.

Ministrja Trençevska theksoi se dialogu social është mënyra e vetme për zgjidhjen e të gjitha çështjeve që i prekin qytetarët e vendit tonë.

“Dialogu social është kyç për promovimin e të drejtave të punëtorëve, gjë që vërtetohet edhe me nënshkrimin e sotëm të ndryshimeve në Marrëveshjen Kolektive. Punonjësit në sektorin e kujdesit dhe arsimit do të kenë gjithashtu rritje të pagave prej 15%”, tha Trençevska.

Në takimet mes SASHK-ut dhe MPPS-së është rënë dakord që të formohet një grup i punës me përfaqësues nga të dyja palët, të cilët do të punojnë për Marrëveshjen e re Kolektive për arsimin parashkollor, duke qenë se vlefshmëria e kësaj aktuale skadon në qershor. Pritjet janë që deri në fund të qershorit të përgatitet Marrëveshja e re Kolektive që do të thotë promovim i të drejtave të punonjësve në veprimtarinë e përkujdesjes dhe edukimit.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.