04.05.2022

Trençevska: Rritja e pensioneve është ndër masat e para që i kemi zbatuar në 100 ditët e para të mandatit të kësaj Qeverie

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, gjatë vizitës së sotme në Probishtip, së bashku me kryetarin e komunës Dragan Anastasov, në Klubin e pensionistëve, realizoi një takim me pensionistët e kësaj komune. Në takim u diskutuan çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së tyre.

Amendamentet e fundit të Ligjit të sigurimit pensional dhe invalidor, i cili hyri në fuqi në mars të vitit 2022, dhe me të cilin u prezantua një mënyrë e re e harmonizimit të pensioneve, ishte tema kryesore e takimit të sotëm.

“Rritja e pensioneve përmes futjes së metodologjisë së re për harmonizimin e pensioneve është një ndër masat e para që i kemi zbatuar në 100 ditët e para të mandatit të kësaj Qeverie”, tha Trençevska.

Ministrja informoi pensionistët se sipas analizave të marra nga Ministria e Financave, harmonizimi sipas ndryshimeve të ligjit do të kontribuojë në rritjen e pensioneve për të paktën 6%.

Nëse pensioni mesatar aktualisht është 16.300 denarë, me këtë rregullim pensioni do të rritej për rreth 1000 denarë. Kjo shumë mund të jetë më e lartë ose më e ulët në varësi të të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikave (ESSH) sipas të cilave do të rregullohen pensionet.

Ajo iu referua edhe mbështetjes financiare për pensionistët prej 1000 denarë për tre muaj, me qëllim zbutjen e pasojave të krizës ekonomike-energjetike dhe goditjes së çmimeve të shkaktuar nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë dhe pasojat e tij. 330.000 pensionistë fituan mbështetje financiare për dy muaj, ndërsa me pagesën e radhës do të marrin pjesën tjetër të ndihmës.

“Si Qeveri, ne qëndrojmë fort pas premtimeve tona. Premtuam pagë minimale, sot paga minimale është realitet. Ne qëndruam prapa pikëpamjes se pensionet duhet të rriten dhe vendosëm një metodologji të re për rritjen e pensioneve. Sjellim zgjidhje në afat të gjatë”, tha Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.