13.05.2022

Qendra Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor vazhdon të përmbushë qëllimin e saj

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale organizoi një punëtori tjetër dyditore në Qendrën Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor me temën “Deklaratat buxhetore gjinore – Raport mbi buxhetimin e përgjegjshëm gjinor (Follow up)”.

Në punëtorinë morën pjesë përfaqësues të sektorëve për buxhet dhe planifikim strategjik dhe persona të përfshirë në procesin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor, si dhe koordinatorë për mundësi të barabarta nga të gjitha Ministritë e resporit në vend. Qëllimi i punëtorisë është tejkalimi i sfidave me të cilat përballen institucionet në përgatitjen e Deklaratave/Raporteve Buxhetore Gjinore.

Punëtoritë organizohen në kuadër të projektit "Promovimi i institucionalizimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor përmes integrimit sistematik të perspektivës gjinore në planifikimin strategjik dhe programimin e institucioneve qeveritare në Maqedoninë e Veriut", si pjesë e projektit të UN Women "Promovimi i politikave dhe buxheteve të përgjegjshme gjinore": drejt qeverisjes transparente, gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, mbështetur nga Zvicra dhe Suedia.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.