05.05.2022

Trençevska: Po investojmë në mbrojtjen e fëmijëve, për vetëm 100 ditë janë lëshuar tetë aktvendime për hapjen e kopshteve të reja

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, gjatë vizitës së djeshme në Probishtip, mori pjesë në shënimin e festet së patronatit të IPKKF “Goce Dellçev”, të cilët për këtë rast përgatitën një shfaqje solemne të realizuar nga fëmijët e kopshteve

Ministrja Trençevska në fillim të fjalimit të saj shprehu kënaqësi të madhe për ftesën, për të shënuar festën e patronit të IPKKF "Goce Dellçev", i cili këtë vit shënon 48 vjet nga hapja e tij.

Sot, në kuadër të këtij institucioni publik funksionojnë 4 kopshte/objekte me një kapacitet total prej rreth 420 fëmijë.

Ministrja tha se me zgjerimin e kopshtit të objektit “Srnicka”, në kuadër të Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale, rrisim mbulimin e fëmijëve në procesin e përkujdesjes dhe edukimit për 74 fëmijë të tjerë. Kështu, numri i fëmijëve nga 125 tani rritet në rreth 200 fëmijë. Kjo pjesë e objektit duhet të jetë në dispozicion për fëmijët e rinj nga shtatori i këtij viti.

“Për Qeverinë dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, investimi në zhvillimin e fëmijërisë së hershme është prioritet. Këtë e konfirmojnë 69 kopshte të hapura nga viti 2017 e deri më sot dhe që mbulojnë rreth 4300 fëmijë. Deri në fund të vitit 2022 është planifikuar të hapen 13 kopshte/objekte të reja me një kapacitet total prej 1360 fëmijë dhe 15 kopshte që janë në zhvillim dhe që janë planifikuar të hapen në vitin 2023 me një kapacitet total prej 1905 fëmijë. Për 100 ditë kjo Qeveri ka lëshuar 8 aktvendime për hapjen e kopshteve të reja”, tha Trençevska.

Ajo theksoi se përveç investimeve kapitale, Ministria investon edhe në kujdesin dhe edukimin parashkollor duke fuqizuar kompetencat e kuadrit profesional në to, sepse arsimi cilësor parashkollor kontribuon në rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmijëve.

“Urime festën e patronatit të IPKKF "Goce Dellçev", i uroj kryetarit të komunës, drejtorit dhe punonjësve të kopshtit të vazhdojnë me procesin e suksesshëm të edukimit parashkollor dhe shumë gjenerata të reja të fëmijëve që marrin hapat e parë dhe njohuritë e para për botën rreth tyre.në kopshte që i fitojnë përmes mësimit dhe përmes lojës”, tha Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.