20.05.2022

Trençevska: Respektimi i të drejtave të fëmijëve, investimet për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve dhe zhvillimit dhe kujdesit të hershëm të fëmijëve janë prioritetet tona kryesore

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot foli në punëtorinë për forcimin e kapaciteteve të institucioneve përkatëse për themelimin e instrumentit për monitorimin e zbatimit të të drejtave të fëmijëve në kuadër të projektit IPA “Sundimi i ligjit në BE”.

Ministrja shprehu mirënjohjen për Bashkimin Evropian për mbështetjen e financimit të këtij projekti në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit nga Programi Vjetor i Veprimit IPA II për vitin 2020.

Projekti është një kontribut i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në lidhje me të drejtat themelore që janë kyçe për zhvillimin dhe rritjen e një shoqërie me mundësi të barabarta për çdo qytetar dhe mbi të gjitha për fëmijët.

Në fjalimin e saj ajo theksoi se politikat për respektimin e të drejtave të fëmijëve, investimet për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve dhe zhvillimin dhe kujdesin e hershëm të fëmijëve janë prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në periudhën deri në vitin 2024.

 “Konfirmim i investimeve në investime kapitale janë 69 kopshtet e hapura nga viti 2017 e deri më sot dhe shtimi i përfshirjes të rreth 4300 fëmijëve. Deri në fund të vitit 2022 është planifikuar të hapen 13 objekte të reja kopshtesh me një kapacitet total shtesë prej 1360 fëmijësh. 15 kopshte që janë në ndërtim apo përshtatje dhe pajisje, janë planifikuar të hapen në vitin 2023 me një kapacitet total shtesë për 1905 fëmijë. Për informacion, nga fillimi i vitit 2022, Qeveria dhe Ministria kanë nxjerrë 8 vendime për hapjen e kopshteve të reja”, tha Trençevska.

Ministrja theksoi se përveç investimeve kapitale, Ministria investon edhe në kujdesin dhe edukimin parashkollor duke fuqizuar kompetencat e kuadrit profesional në to.

“Duke u nisur nga parimi i interesit më të lartë të fëmijës, dhe në drejtim të parandalimit dhe ndërhyrjes së hershme, politikat e ministrisë synojnë braktisjen e praktikës së vendosjes së fëmijëve në një institucion dhe “institucionalizimin” e tyre të mëtejshëm. Për këtë qëllim janë krijuar gjithsej 20 shtëpi të reja grupore për fëmijë në mbarë vendin: Shkup (12), Manastir (5), Negotinë (2) dhe Shtip (1), të cilat ofrojnë përkujdesje 24 orëshe për gjithsej 87 fëmijë, duke përfshirë 15 fëmijë me aftësi të kufizuara. Të punësuarit në shtëpitë e grupit, disa prej të cilëve ishin të punësuar më parë në institucionet rezidenciale dhe disa të punësuar rishtas, janë trajnuar në mënyrë adekuate për mënyrën e re të kujdesit. Më shumë se 60 fëmijë të cilët kanë qenë ish-përfitues të institucioneve rezidenciale në të kaluarën janë vendosur në familje kujdestare, ndërsa një numër i vogël i fëmijëve janë adoptuar ose janë kthyer në familjet e tyre biologjike”, tha Trençevska.

Në procesin e transformimit të institucioneve, me qëllim të forcimit të kapaciteteve të familjeve kujdestare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, janë hapur dhe funksionojnë 3 qendra për mbështetjen e familjeve kujdestare për fëmijët pa prindër dhe përkujdesje prindërore. Qëllimi është të mbështesë dhe drejtojë familjet kujdestare në ofrimin e kujdesit që fëmija ka nevojë për to dhe është më afër mjedisit familjar.

Ajo iu referua ndërhyrjes së hershme e cila ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e mëtejshëm të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Ministria së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë janë duke realizuar aktivitete për ngritjen e sistemit për ndërhyrje të hershme nga mosha 0-5 vjeç. Po zhvillohet një Regjistër për Personat me Aftësi të Kufizuara, i cili do të sigurojë regjistrime të sakta të personave me aftësi të kufizuara, përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara. 

“Zbatimi i këtij projekti do të kontribuojë ndjeshëm në përmirësimin e situatës në fushën e promovimit të të drejtave të fëmijëve. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të vazhdojë të ofrojë mbështetje në realizimin e projekteve të tilla që kontribuojnë drejtpërdrejt në zbatimin e politikave dhe programeve të besueshme”, tha Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.