10.05.2022

Trençevska: Çdo iniciativë që synon promovimin e barazisë gjinore është e rëndësishme, së bashku ndërtojmë një shoqëri të barabartë për të gjithë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot mori pjesë në prezantimin e iniciativës së re - Aleanca për Barazi Gjinore në Vendin e Punës (Gender Equality Aliance - GEA). Iniciativa e Asociacionit për e-tregti të Maqedonisë synon të promovojë barazinë gjinore në vendin e punës, mundësitë e barabarta, përfaqësimin e barabartë dhe vlerën e punës.

Ministrja Trençevska theksoi se Ministria aktualisht është duke punuar në përgatitjen e zgjidhjeve të reja ligjore, të cilat do të nënkuptojnë promovimin e barazisë gjinore në fusha të veçanta të jetës shoqërore.

“Po punohet intensivisht në Ligjin e Punës ku direkt do të kalon direktiva e BE-së për harmonizimin e jetës familjare dhe profesionale, që do të nënkuptojë përmirësim të mëtejshëm të pozitës së gruas në tregun e punës dhe përmirësim të kushteve të punës për gratë në procesin e punës. Ne po punojmë gjithashtu për një ligj të ri për barazi gjinore që do të kontribuojë në forcimin e mekanizmave për barazi gjinore në nivel kombëtar dhe lokal dhe promovimin e perspektivës gjinore në të gjitha shoqëritë," tha Trençevska.

Ministrja theksoi se në frymën e vlerave evropiane, në kuadër të projektit IPA “Përmirësimi i kushteve të punës”, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale shpalli thirrje publike për mbështetje financiare për kompanitë e vogla, mikro dhe të mesme që do të punojnë për promovimin e angazhimeve fleksibël të punës dhe masat për harmonizimin e jetës familjare dhe profesionale. Projekti ofron mbështetje financiare për të paktën 6 kompani që do të promovojnë barazinë gjinore brenda kompanisë së tyre.

Ministrja shprehu mbështetjen për krijimin e Aleancës e cila si platformë do të bashkojë sektorin privat dhe do të jetë partnere e Qeverisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në krijimin e të gjitha politikave që kanë të bëjnë me promovimin e barazisë, përmirësimin e kushteve të punës, pagën e barabartë dhe vende të barabarta pune  për gratë dhe burrat në shoqërinë tonë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.