23.05.2022
Trençevska nga Strumica: Të drejtat dhe shërbimet nga mbrojtja sociale i promovojmë sipas nevojave të qytetarëve
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot e filloi vizitën e saj në Strumicë, me mëngjes të përbashkët me shfrytëzuesit në njësitë banesore të cilët me procesin e deinstitucionalizimit u zhvendosën nga Instituti Banja Bansko.
“Procesi i deinstitucionalizimit përmirëson cilësinë e jetës së personave me aftësi të kufizuara. Përfituesit që janë zhvendosur në këtë proces jetojnë me mbështetje, duke përdorur shërbimet e asistencës personale sipas nevojave të tyre, tha Trençevska.
Ministrja vuri në dukje se kënaqësia e përdoruesve në mënyrat e reja të banimit është një kënaqësi e vërtetë për ta, si dhe përmirëson standardin e tyre të jetesës.
Ministrja Trençevska vizitoi edhe Qendrën për Rehabilitim të orientuar në punë dhe trajnim në punë të personave me aftësi të kufizuara si dhe bashkësinë terapeutike “Pokrov” e cila funksionon në kuadër të organizatës “Izbor”.
“Qendra për rehabilitimin e orientuar drejt punës dhe trajnimin në punë të personave me aftësi të kufizuara në të cilën përpunohen, thahen dhe paketohen produktet bujqësore, këtyre personave u mundëson të kontribuojnë në komunitet dhe të përmbushin potencialin e tyre të plotë. Si qeveri dhe ministri, ne investojmë në promovimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara", tha Trençevska.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdon të punojë në drejtim të përmirësimit të jetës së të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga rreziku social.