31.05.2022

Trençevska: Bashkëpunimi me Bankën Botërore rezulton vetëm me sukses

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot së bashku me Ana Bjerde, nënkryetaren e Bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore Linda Van Gelder, Drejtoreshë Rajonale për Ballkanin Perëndimor në Bankën Botërore Shiaoçing Ju, Drejtoreshë e Strategjisë dhe Operacioneve në Bankën Botërore, Masimiliano Paoluçi nga Zyra e Bankës Botërore në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë dhe kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoski, vizituan kopshtin e fëmijëve në Vollkovë të ndërtuar përmes Projektit për Përmirësimin e Bankës Sociale të financuar nga Banka Botërore. Gjatë vizitës u prezantuan rezultatet konkrete të arritura në kuadër të projektit të mbështetur nga ekspertiza e ekipit të tyre.

“Një nga synimet e projektit është rritja e përfshirjes së fëmijëve në institucionet parashkollore dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve në to. Për një periudhë rreth 3 vjeçare janë ndërtuar ose janë në ndërtim e sipër 16 kopshte, të cilat hapin rreth 2000 vende të reja për kujdesin e fëmijëve. Institucionet e fëmijëve janë ndërtuar sipas tendencave botërore, ku fëmijët janë në qendër të vëmendjes dhe kushtet hapësinore janë përshtatur dhe pajisur për të mundësuar lëvizshmërinë, zhvillimin dhe mësimin e tyre përmes lojës. Ato janë efikase energjetike dhe synojnë mbrojtjen e mjedisit," tha Trençevska.

Ministrja shtoi se janë duke u zbatuar instrumentet për matjen e zhvillimit të fëmijëve, si dhe harmonizimi i programeve të studimit për edukimin fillestar të edukatorëve, gjë që do të vërtetojë se të gjitha aktivitetet çojnë në ndryshime reale pozitive.

“Në të njëjtën kohë po investojmë në forcimin e kapaciteteve të punonjësve në kopshte. Për këtë qëllim realizuam trajnime për stafin e kopshteve me temën “Konstruktivizmi, mësimi i bazuar në lojë dhe mësimi i bazuar në zgjidhjen e problemeve” ku përfshiheshin 1366 edukatore. Në periudhën e ardhshme do të realizohet trajnimi i 1500 personave të punësuar në kopshte me temën “Mjedisi mësimor dhe gjithëpërfshirja”, si pjesë e 5 moduleve të planifikuara për trajnim për stafin që do të mundësojnë përmirësimin e aftësive për punë me fëmijë, tha Trençevska.

Ministrja shtoi se krahas investimit në arsimin parashkollor, Ministria po punon për një reformë të rëndësishme që çon në ngritjen dhe zhvillimin e shërbimeve të reja sociale për grupet e rrezikuara të qytetarëve, të moshuarve, personat me aftësi të kufizuara dhe të tjerë.

“Një pjesë e madhe e këtyre projekteve janë të destinuara për ndihmë dhe përkujdesje ndaj të moshuarve, ndërsa pjesa tjetër janë për zhvillimin e shërbimeve të kujdesit ditor për të moshuarit me moshë aktive, kujdesit ditor për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe rehabilitimit, kujdesit ditor për rehabilitimin dhe riintegrimin e njerëzve me aftësi të kufizuara dhe këshillimi. Deri më tani shërbimet i kanë marrë 522 përfitues dhe janë punësuar gjithsej 216 profesionistë të papunë më parë”, tha ministrja.

Të dyja palët shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin e frytshëm.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.