12.05.2022

Trençevska: Aplikacioni “Sibord” është një promovim i përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara që në moshë të hershme

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale mori pjesë sot në promovimin zyrtar të mjeteve digjitale “Sibord” dhe “Suze” për komunikim alternativ dhe augmentativ. Ngjarja u organizua nga UNICEF.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale punon intensivisht në reformën në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, për t’i ofruar çdo fëmije kushte për rritje dhe zhvillim optimal. Kjo është arsyeja pse Programi aktual për Zhvillimin e Mbrojtjes së Fëmijëve 2022 parashikon nxitjen e praktikës gjithëpërfshirëse në institucionet për fëmijë, zgjerimin e aksesit dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve parashkollore në të gjithë vendin, me theks të veçantë tek fëmijët e grupeve të rrezikuara me aftësi të kufizuara”, tha Trençevska.

Ministrja theksoi se mjetet janë të një rëndësie të veçantë për nxitjen e përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara që në moshë të hershme, duke u mundësuar fëmijëve me vështirësi në të folur të shprehin mendimet e tyre dhe të komunikojnë pa probleme me të gjithë në mjedisin e tyre.

“Aplikacioni “Sibord”, i lokalizuar në maqedonisht dhe shqip, do të rrisë mbulimin e fëmijëve joverbalë dhe fëmijëve me pengesa në të folur në kopshtet e fëmijëve në mbarë vendin dhe do t'i ndihmojë në zhvillimin e tyre kognitiv dhe socio-emocional. Mjeti tashmë është zbatuar si pilot program në disa kopshte në Shkup. Trajnimi për përdorimin e tij përfshin rreth 70 persona të cilët janë pjesë e stafit në kopshte, qendra për personat me aftësi të kufizuara dhe shkolla. Mjeti përdoret globalisht dhe tashmë është përshtatur për përdorim në vendin tonë”, tha Trençevska.

“Fëmijët me vështirësi në të folur shpesh përpiqen të kuptohen, gjë që mund të ndikojë negativisht në ndërveprimet e tyre të përditshme, zhvillimin, edukimin dhe përfshirjen sociale. Me “Sibord”, fëmijëve u jepet një zë, një mundësi për të folur, për të mësuar, për t'u zhvilluar dhe për të shprehur veten, dhe kështu një shans për të treguar se çfarë mund të arrijnë. Ne inkurajojmë prindërit dhe mësuesit të përdorin këtë mjet për të krijuar një urë komunikimi që do t'u mundësojë fëmijëve të marrin pjesë dhe të përfshihen në komunitetin dhe shoqërinë më të gjerë," tha Patricia DiXhovani, përfaqësuese e UNICEF.

Trençevska theksoi se Ministria vazhdon të punojë me përkushtim për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, i cili do t'u mundësojë të gjithë fëmijëve, pavarësisht nga aftësia e kufizuar, mjedisi nga i cili vijnë, gjuha që flasin, arsimimi dhe prejardhja e prindërve të tyre, të marrin mbështetje gjithëpërfshirëse për të zhvilluar potencialin e tyre.

Mjeti është implementuar në bashkëpunim me Shoqatën për Teknologjitë Ndihmëse "Hap Dritaret" dhe Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë Informative.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.