31.05.2022

Trençevska: Dialogu social është çelësi për marrjen e vendimeve nga të cilat përfitojnë të gjithë qytetarët

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, me ftesë të Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë, mori pjesë në Kuvendin vjetor të kësaj organizate me fjalimin e saj, në të cilën u referua për zgjidhjet aktuale ligjore në kuadër të Ministrisë, si dhe ligjet përgatitja e të cilave është në proces e sipër.

Ministrja theksoi rëndësinë e dialogut social në një shoqëri si e vetmja mënyrë për të sjellë zgjidhjet më të përshtatshme dhe të qëndrueshme në përputhje me të gjithë faktorët përkatës në vend.

“Nuk duhet të harrojmë se që të ketë një dialog social, i cili nuk do të jetë një element i parashikuar vetëm në letër, duhet të ketë sindikata dhe shoqata të punëdhënësve të forta dhe të pavarura, me një kapacitet që do t'i lejojë ata të jenë të barabartë në negociata, për të pasur vullnet politik dhe përkushtim për të mbajtur dialogun social nga të gjithë pjesëmarrësit, për të respektuar lirinë e asociimit dhe të drejtën për negociata kolektive, si dhe mbështetjen e duhur institucionale", tha Trençevska.

Ajo theksoi se shteti duhet të sigurojë një klimë të qëndrueshme politike dhe qytetare që do të lejojë sindikatat dhe shoqatat e punëdhënësve të negociojnë lirshëm.

Ministrja iu referua rëndësisë së Këshillit Ekonomik dhe Social, i cili si organ trepalësh në nivel kombëtar, në periudhën e kaluar është konsultuar rregullisht për projektligjet, politikat dhe masat më të rëndësishme në fushën e punës. Pikërisht, përmes Këshillit Ekonomik dhe Social u diskutuan dhe dolën zgjidhjet dhe masat që ishin përgjigje ndaj pasojave të shkaktuara nga pandemia, për të ndihmuar ekonominë, por edhe kategoritë e rrezikuara të qytetarëve.

“Në mënyrë transparente dhe plotësisht gjithëpërfshirëse janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, me të cilat është përcaktuar e diela si ditë pushimi javor për të gjithë. Përfaqësuesit e punëtorëve dhe punëdhënësve në periudhën e kaluar kanë zhvilluar negociata shteruese për gjetjen e zgjidhjes së duhur për përcaktimin e pagës minimale për vitin 2022. Dialogu social i realizuar me sukses rezultoi në një qëndrim të harmonizuar të Këshillit Ekonomik dhe Social për ndryshimin e kritereve për harmonizimin e pagës minimale dhe rritjen e pagës minimale nga marsi 2022, si dhe subvencionimin e punëdhënësve për kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore për diferencën e paga minimale”, tha Trençevska.

Ajo theksoi se në të njëjtin drejtim është edhe përgatitja e zgjidhjeve të reja ligjore, si Ligji për Marrëdhëniet e Punës, Ligji për Parandalimin e Ngacmimeve në Punë, ndryshimet ligjore në Ligjin ekzistues për Punësimin dhe Sigurimin e Papunësisë, Ligjin për Sipërmarrje Sociale, tekstet e reja të Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë dhe Ligjin për Punësimin dhe Sigurimin në rast të papunësisë.

Ministrja u falënderoi se ORM është gjithmonë një partner i qëndrueshëm i besimit, një partner që sheh interesat e të gjithë vendit dhe që kontribuon seriozisht në dialogun social, ashtu siç duhet, bazë për krijimin e vendeve të punës dhe ruajtjen e atyre ekzistuese, për rritjen e produktivitetit dhe rrjedhimisht për fitimin dhe pagat, progresi ekonomik dhe sigurimi i paqes dhe drejtësisë sociale.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.