19.05.2022

Trençevska: Komuna e Dellçevës me kopsht të ri me kapacitet për 130 fëmijë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe kryetari i Komunës së Dellçevës, Goran Trajkovski, sot nënshkruan Marrëveshje për ndërtimin e kopshtit të ri që do të sigurojë mbulim të 130 fëmijëve të rinj nga kjo komunë.

“Me kryetarin e Komunës së Dellçevës, Goran Trajkovski, nënshkruam marrëveshje për ndërtimin e një kopshti të ri në kuadër të shkollës fillore “Veseli Cvetovi”, me kapacitet për 130 fëmijë të ndarë në 8 grupe”, tha ministrja.

Për ndërtimin e këtij kopshti, Ministria nga buxheti i vet investon në vlerë të parashikuar 50,6 milionë denarë me TVSH, ndërsa për pajisjen shtesë 5,6 milionë denarë. Komuna e Dellçevës merr pjesë me rreth 5% në ndërtim.

“Për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, investimi në zhvillimin e fëmijërisë së hershme është prioritet. Çdo fëmijë e meriton mundësinë për arsim cilësor parashkollor, sepse është vendimtar për zhvillimin e duhur të fëmijëve dhe është përgatitje për zhvillim të mëtutjeshëm në procesin arsimor”, tha ministrja.

Që nga viti 2017 janë ndërtuar 69 kopshte me një kapacitet prej rreth 4300 fëmijë në kujdesin dhe arsimin parashkollor. Kryetari Trajkovski theksoi se ndërtimi i kopshtit të ri u mundëson fëmijëve që janë në listën e pritjes për pranim në kopshte, të hyjnë në sistemin arsimor dhe të përgatiten për procesin edukativo-arsimor. Në të njëjtën kohë, prindërve të rinj u sigurohet kujdesi për fëmijët e tyre dhe krijohen kushte për punësime të reja.

“Në periudhën e kaluar kemi punuar me përkushtim për ta realizuar këtë premtim ndaj qytetarëve dhe për të ndërtuar një projekt tjetër kapital që do të jetë stoli e qytetit dhe që do të dëshmojë për punën dhe motivimin tonë për ta bërë Dellçevën tonë vend të bukur për të jetuar dhe për t'u përgjigjur nevojat e të gjitha kategorive të qytetarëve”, tha Trajkovski.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.