25.05.2022

MPPS: Zhvillim i Strategjisë Kombëtare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara me konsensus të gjerë social dhe pjesëmarrje e të gjitha palëve

Në kuadër të procesit të zhvillimit të Strategjisë Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në ambientet e Asociacionit të Organizatave nacionale të aftësisë së kufizuar-Dare Xhambaz në Shkup u mbajt takim konsultativ me të gjitha palët relevante të përfshira në procesin e hartimit të dokumenteve, përkatësisht përfaqësues të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, anëtarë të BKK-së për zbatimin e Konventës për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në vend, Organizatat nacionale për aftësi të kufizuara, përfaqësues të Zyrës së Avokatit të Popullit, organizatave të shoqërisë civile, komuniteteve të prindërve dhe personave me aftësi të kufizuara.

Strategjia nacionale për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut është pjesë e Programit të Qeverisë për vitin 2022, dhe zbatohet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me mbështetjen teknike të Agjencisë Gjermane për Zhvillim.

Në proceset e konsultimit janë marrë parasysh mendimet e të gjithë pjesëmarrësve, ku të gjithë kanë kontribuar. Zhvillimi i dokumentit do të jetë në përputhje me detyrimet dhe parimet e ndërmarra nga Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe plotësuese të Strategjisë Evropiane për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, bazuar në të dhënat dhe analizat e bëra për gjendjen aktuale të respektimi dhe realizimi i të drejtave të personave me aftësi të kufizuar.

Atmosfera pozitive krijon kushtet për të zhvilluar një strategji gjithëpërfshirëse dhe realiste, e cila do të jetë e qëndrueshme, e zbatueshme dhe duke përfshirë të gjithë, nga pushteti qendror dhe vendor, Organizatat Kombëtare të Aftësisë së Kufizuar, organizatat e shoqërisë civile, personat me aftësi të kufizuara, organizatat e OKB-së. Përmes një diskutimi u ra dakord bashkërisht për një kornizë kohore për realizimin e aktiviteteve të ardhshme.

Bashkëbiseduesit e pranishëm arritën një konsensus se zhvillimi i Strategjisë Kombëtare ka një rëndësi të madhe për personat me aftësi të kufizuara, promovimi i të drejtave të tyre dhe përfshirja në shoqëri në baza të barabarta me të tjerët.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.