10.05.2022

MPPS: Fillon puna intensive për Ligjin e ri për Marrëdhëniet e Punës

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nga nesër fillon me punën intensive për Ligjin e ri për Marrëdhëniet e Punës, me qëllim të krijimit të ligjit të ri sistematik që do t'i plotësojë nevojat e një shoqërie moderne.

Në përgatitjen e Ligjit të ri për Marrëdhëniet e Punës do të marrin pjesë të gjithë aktorët e shoqërisë, përfaqësues të punëtorëve, punëdhënësit, Organizata Ndërkombëtare e Punës, ekspertë të fushës së punës.

Nëpërmjet një dialogu të hapur me partnerët social, do të punojmë për një zgjidhje ligjore që njëkohësisht do të sigurojë mbrojtje dhe promovim më të madh të të drejtave të punëtorëve dhe nga e cila zgjidhje duhet të jenë të kënaqur edhe punëtorët edhe punëdhënësit.

Ligji i ri i Punës do të harmonizohet me standardet ndërkombëtare dhe do të theksojë rëndësinë e dialogut social. Për përgatitjen e ligjit, në veçanti është e rëndësishme mbështetja që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e merr nga Organizata Ndërkombëtare e Punës.

Mbështetja që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale merr nga Organizata Ndërkombëtare e Punës është veçanërisht e rëndësishme për përgatitjen e ligjit.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale pret që propozim versioni të jetë gati para fillimit të festave dhe menjëherë pas përfundimit të tyre të hapet një debat i gjerë publik, për të cilin publiku do të informohet.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.