25.05.2022

Trençevska: Avancimi i të drejtave të njeriut, barazisë dhe lufta kundër të gjitha formave të dhunës është prioriteti dhe përgjegjësia jonë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot pati fjalim hyrës në tryezën e rrumbullakët me temë “Së bashku për zgjidhje të shpejtë të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”, organizuar nga Sindikata – Këshilli Nacional për Barazi Gjinore.

Ministrja Trençevska theksoi se zgjidhjet e shpejta në trajtimin e dhunës ndaj grave janë prioritet i Qeverisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe jo vetëm ballafaqimi me dhunën akute por edhe zgjidhjen afatgjatë të çdo rasti individual të dhunës ndaj grave.

“Dhuna me bazë gjinore ndaj grave dhe dhuna në familje ndodh në të gjitha shoqëritë, edhe në vendet më të zhvilluara, diku mund të jetë e dukshme dhe diku e fshehur, por ekziston dhe prandaj nuk duhet as të heshtim e as ta injorojmë. Përkundrazi, ne duhet të rrisim vetëdijen për njohjen dhe veprimet e tij," tha Trençevska.

Republika e Maqedonisë së Veriut ishte ndër vendet e para që nënshkroi Konventën për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (Konventa e Stambollit) për të cilën në dhjetor 2017, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për ratifikimin. Instrumenti i ratifikimit është dorëzuar më 23 mars 2018 dhe Konventa hyri në fuqi më 1 korrik 2018.

Në aspektin e zbatimit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2018 miratoi “Planin e veprimit për zbatimin e Konventës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje të Republikës së Maqedonisë 2018-2023.

“Bazuar në aktivitetet që dalin nga Qëllimi i Parë Strategjik i Planit të Veprimit për Zbatimin e Konventës në vitin 2021, është miratuar Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje. Ligji është plotësisht në përputhje me Konventën e Stambollit dhe synon të zgjerojë sistemin e parandalimit dhe mbrojtjes së të gjitha formave të dhunës me bazë gjinore dhe në familje”, tha Trençevska.

Ajo po ashtu tha se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është e përkushtuar për avancimin e sistemit për trajtimin e dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe dhunës në familje. Në këtë kontekst, janë përgatitur pesë (5) akte nënligjore lidhur me masat urgjente dhe të përkohshme për veprim dhe po ashtu intensivisht po punohet për 3 akte të tjera nënligjore të cilat do të ofrojnë një qasje gjithëpërfshirëse, përgjigje të koordinuar multidisiplinare dhe një sistem për ngritjen e kapaciteteve për profesionistët, grumbullim i integruar i të dhënave si dhe riintegrimin e viktimave të dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe dhunës në familje në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka krijuar shërbime të specializuara për gratë viktima të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje në 7 rajone planore në territorin e RMV-së. Janë themeluar 13 Qendra për gra viktima (dhe fëmijët e tyre) të dhunës në familje, 10 qendra të specializuara këshilluese për gratë viktima të dhunës dhe dhunës në familje, 8 qendra të specializuara këshilluese për trajtim psiko-social për kryesit e dhunës në familje”, tha Trençevska.

Ministrja tha se Ministria e Punës do të vazhdojë të mbështesë shoqatat e qytetarëve që ofrojnë shërbime për viktimat e dhunës me bazë gjinore në përputhje me Ligjin për mbrojtje sociale. Angazhimi i ministrisë është të promovojë të drejtat e njeriut, barazinë dhe luftën kundër të gjitha formave të dhunës.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.