18.05.2022

Takimi Trençevska-Jan Kopp: Holanda mbetet mbështetëse e fortë e Maqedonisë së Veriut, mbrojtja e të drejtave të njeriut është prioriteti ynë i përbashkët

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot realizoi një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në vendin tonë, Dirk Jan Kop, me të cilin konfirmoi bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet vendeve, në fushat nën kompetencë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

“Holanda është një mbështetëse e madhe e vendit tonë dhe për ne ka një rëndësi të madhe. Bashkëpunojmë në shumë fusha të rëndësishme si mbrojtja e të drejtave të njeriut, kategoritë e margjinalizuara të qytetarëve, lufta për barazi gjinore dhe kundër çdo lloj diskriminimi, parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje”, tha Trençevska.

Ajo gjithashtu shprehu mirënjohje për mbështetjen që ka marrë vendi ynë nga Mbretëria e Holandës për realizimin e aktiviteteve të nevojshme për zbatimin e suksesshëm të Konventës së Stambollit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Rezultatet nga zbatimi i zgjidhjes dhe rregullores ligjore do të kontribuojnë në sigurimin e mbrojtjes dhe promovimit më të madh të të drejtave të të gjithë qytetarëve. Gjithashtu u theksua nevoja për një fushatë publike për sensibilizimin e dhunës, përgatitja e së cilës është në fazën përfundimtare dhe do të fillojë së shpejti.

Ambasadori holandez Jan Kop theksoi mbështetjen e madhe të vendit në harmonizimin e legjislacionit tonë me atë evropian, sepse në këtë mënyrë vendi prezanton vlerat evropiane, por është edhe më e rëndësishme të sigurohet mbrojtje më e madhe e të drejtave të njeriut, të drejtave të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Në takim u bisedua edhe për përgatitjen e Ligjit të ri për marrëdhëniet e punës, i cili do të jetë në përputhje me nevojat e shoqërisë së re moderne. Në këtë drejtim, ajo paralajmëroi ndryshime në kohëzgjatjen e kontratave me afat të caktuar, forma të reja të kontratave, si futja e punës nga shtëpia dhe puna në distancë, ndryshime në pushimin prindëror e të tjera.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për temën e mbrojtjes së fëmijëve, përkatësisht investimi në ndërtimin e kopshteve të reja, si dhe realizimin e trajnimeve për forcimin e kompetencave të kuadrit profesional, të cilat kanë për qëllim sigurimin e një procesi cilësor parashkollor.

Në takim u diskutua edhe për pensionistët, si një nga kategoritë e rrezikuara të qytetarëve. Ministrja informoi për prezantimin e metodologjisë së re për rritjen e pensioneve, si dhe për politikat korrekte që kanë kontribuar në një sistem të qëndrueshëm pensionesh. U diskutua edhe për politikat rinore, si dhe për mbështetjen që marrin të rinjtë përmes Planit Operativ për programet dhe masat aktive të punësimit, zbatimi i të cilave është një sukses i madh.

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e krijuar, si dhe për të transferuar përvojën e Holandës në të gjitha fushat nën përgjegjësinë e ministrisë, e cila është e një rëndësie të madhe për ne si shtet.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.