20.05.2022

MPPS: Vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e tretë matëse 

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e tretë matëse për vitin shkollor 2021/2022, ku janë përfshirë gjithsej 32.403 shfrytëzues në nivel shtetëror. 

Pagesa e shtesës arsimore bëhet në katër periudha matëse, si më poshtë: për periudhën e parë matëse gjatë muajit dhjetor të vitit kalendarik aktual, për periudhën e dytë matëse gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm kalendarik për periudhën e tretë matëse gjatë muajit maj në vitin aktual kalendarik dhe për periudhën e katërt matëse pagesa bëhet gjatë muajit korrik të vitit kalendarik aktual. 

Shuma e shtesës arsimore për nxënësit e shkollave fillore është 737,00 denarë në muaj, përkatësisht 2.211,00 denarë për periudhë matëse. Shuma e shtesës arsimore për nxënësit e shkollave të mesme është 1.053,00 denarë në muaj, përkatësisht 3.158,00 denarë për periudhë matëse.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.