09.05.2022

MPPS: Shfuqizohen protokollet për COVID në institucionet parashkollore

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e rregullt të 42-të i pranoi propozimet e Shtabit të Përgjithshëm Koordinues të Krizave, të përcaktuara sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive.

Në përputhje me këto propozime, Qeveria miratoi një konkluzion sipas të cilit pushojnë së zbatuari të gjitha masat kufizuese, përveç mbajtjes së detyrueshme të maskave mbrojtëse në objektet e kujdesit shëndetësor, farmaci dhe në institucionet për kujdesin e të rriturve dhe personave me aftësi të kufizuara.

Për këtë arsye, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton opinionin publik se pushon së zbatuari dhe respektimi i masave dhe protokolleve të përgjithshme dhe të veçanta për mbrojtjen nga Covid 19 në institucionet parashkollore.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.