12.05.2022
Firmoset Deklarata për siguri më të madhe të fëmijëve në komunikacion "Fëmijë të sigurt - e ardhme e sigurt"
Fëmijët janë kategoria më e rrezikuar e pjesëmarrësve në trafik. Si këmbësorë, pasagjerë apo çiklistë. Edukimi i fëmijëve dhe përmirësimi i njohurive dhe aftësive të tyre kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe përgjegjësisë në komunikacion.
Në shenjë të 11 majit, Ditës së kulturës në komunikacion dhe 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, organizuar nga Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, Ministrja Trençevska firmosi Deklaratën për siguri më të madhe të fëmijëve në komunikacion “Fëmijë të sigurt – e ardhme e sigurt ".
Qëllimi i Deklaratës është zvogëlimi i numrit të fëmijëve të lënduar dhe të vrarë në rrugët e vendit, përmes zbatimit të strategjive kombëtare dhe lokale, fushatave edukative-parandaluese dhe aksioneve për sigurinë e fëmijëve në komunikacion.
Krahas Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, nënshkrues të Deklaratës janë edhe Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.