16.05.2022

Trençevska nga Manastiri: Promovojmë mbrojtjen e fëmijëve dhe sociale, kujdesi për qytetarët e rrezikuar është prioriteti ynë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në vizitën e sotme në Komunën e Manastirit, vizitoi institucionet e mbrojtjes së fëmijëve dhe sociale të cilat janë në kompetencën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Në Manastir funksionojnë dy institucione publike. IPKKF "Estreja Ovadija Mara", me 9 objekte dhe kapacitet prej 700 fëmijë, të gjitha të rinovuara në periudhën e kaluar dhe një objekt krejtësisht i ri në fshatin Kravari - për 40 fëmijë. Gjatë pandemisë, në përputhje me rekomandimet për përshtatjen e një hapësire shtesë për kujdesin ndaj fëmijëve, u zgjerua kapaciteti për 3 salla lojërash dhe një kapacitet prej 150 fëmijësh, në mënyrë që të plotësohen nevojat si të fëmijëve ashtu edhe të prindërve.

IPKKF “Lulja e Majit” është institucioni i dytë parashkollor në këtë komunë, i cili ka 7 objekte me kapacitet 650 fëmijë, të gjitha objektet në periudhën e kaluar janë të rinovuara si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, 1 objekt ka rikonstruksion të plotë.

Ministrja Trençevska theksoi se investimi në zhvillim cilësor në fëmijërinë e hershme është i një rëndësie të madhe për zhvillimin e përgjithshëm të mëtutjeshëm të të rinjve. Ndaj ministria po investon vazhdimisht në ndërtimin e kopshteve të reja për të rritur mbulimin e fëmijëve në procesin parashkollor.

“Ne investojmë edhe në forcimin e kompetencave të kuadrit profesional në kopshte. Si Qeveri dhe Ministri po ndërtojmë një sistem për rritje konstante të pagave, në përputhje me rritjen e kostos së jetesës dhe pagës mesatare. Edukatorët dhe kujdestarët kanë një nga profesionet më fisnike, ata krijojnë rininë tonë, e cila është e ardhmja e vendit tonë”, tha Trençevska.

Ministrja vizitoi edhe shtëpinë për foshnja dhe fëmijë të vegjël në Manastir, e cila me transformimin përfshin: Qendrën për mbështetje të familjeve kujdestare, Departamentin për nëna dhe fëmijë dhe akomodim intervenues. Qendra në Manastir është një nga tri qendrat e themeluara me Ligjin e ri për mbrojtje sociale. Detyra e tyre është të mbështesin kujdestarët e përhershëm dhe të përgatisin, vlerësojnë dhe trajnojnë familjet kujdestare të ardhshme. Së bashku, të tre qendrat ofrojnë shërbime të kujdesit jashtë shtëpisë për rreth 300 familje kujdestare dhe mbulim për rreth 500 fëmijë, në nivel shtetëror.

Me reformën sociale dhe procesin e deinstitucionalizimit në Manastir u hapën 4 shtëpi në grupe të vogla për foshnja dhe fëmijë të vegjël dhe 1 shtëpi në grup të vogël për fëmijë me aftësi të kufizuara.

Ministrja Trençevska vizitoi dy nga shtëpitë e grupit dhe bisedoi me stafin profesional për përfitimet e deinstitucionalizimit, i cili mundësoi që asnjë fëmijë nën 18 vjeç të mos vendoset në institucion, por në një formë të re të jetesës më afër familjes.

Vizita e sotme në Manastir përfundoi me një vizitë në Qendrën për Çështje Sociale, e cila ishte një mundësi për të diskutuar për zbatimin e reformës sociale në fushën e të drejtave dhe shërbimeve që adresojnë nevojat e qytetarëve.

“Përkujdesja ndaj kategorive të rrezikuara të qytetarëve është prioriteti dhe përgjegjësia jonë. Prandaj ne vazhdimisht po investojmë në promovimin e të drejtave të tyre dhe në futjen e shërbimeve të reja sociale”, tha Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.