17.05.2022
Trençevska: Vazhdon dialogu social me SASHK-un, po afrohemi drejt një zgjidhje përfundimtare
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe kryetari i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), Jakim Nedelkovski, sot me përfaqësues nga të dyja palët mbajtën takim ku vazhduan bisedimet për pagesën e pagave për punonjësit në institucionet parashkollore që morën pjesë në grevën e organizuar nga SASHK.
Në takim u prezantuan propozimet për të cilat palët ranë dakord që t'i shqyrtojnë dhe deri në fund të kësaj jave të arrihet një zgjidhje e pranueshme e përbashkët brenda ligjit.
Ministrja Trençevska theksoi se ka një konvergjencë të konsiderueshme të qëndrimeve në lidhje me kërkesën e SASHK-ut.
“Kemi pasur një diskutim të shkëlqyer konstruktiv me përfaqësuesit e SASHK-ut. Vazhdon dialogu social. Po i afrohemi qëndrimeve të të dyja palëve, por duhet kohë që të mund të harmonizojmë propozimet e SASHK-ut dhe propozimet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale brenda institucioneve tona dhe deri në fund të javës besoj se deri të premten, do të kemi një zgjidhje përfundimtare”, tha Trençevska.