03.05.2022

Trençevska: Mbrojtja sociale është e lartë në agjendën tonë, kujdesi për qytetarët është prioriteti ynë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale sot takoi kryetarin e “Bankës për ushqim” Dushko Hristov.

Në takim u diskutua për propozim Ligjin për dhurimin e ushqimeve të tepërta nga Presidenti drejtuar Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

“Ne si Ministri kujdesemi që çdo qytetar i këtij vendi të marrë mbrojtjen dhe ndihmën e nevojshme për një jetë më të mirë. Bashkëpunëtorët tanë besnikë janë edhe “Banka për ushqim” e cila ofron çdo muaj artikuj ushqimorë bazë për ata që kanë më shumë nevojë. Në kohë të krizës globale, ekonomike dhe të KOVID-it, organizata të tilla në bashkëpunim me palët relevante të interesit arrijnë të lehtësojnë jetën e disa qytetarëve tanë”, tha Trençevska.

Ministrja tha se çdo iniciativë qytetare që ndihmon familjet e pafavorizuara sociale është gjithmonë e mbështetur nga Ministria. Mbrojtja sociale është prioriteti ynë dhe çdo ndihmë është e mirëpritur.

“Sa i përket propozimeve që na dorëzohen, do të shqyrtohen dhe diskutohen nga të gjithë faktorët relevantë që luajnë rol në miratimin e një propozimi të tillë që do të kontribuojë në mbrojtjen sociale të qytetarëve”, shtoi Trençevska.

Bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile dhe MPPS-në vazhdon intensivisht edhe në periudhën në vijim.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.