22.02.2023

Trençevska: Maqedonia e Veriut është shembull pozitiv në rajon për zbatimin e suksesshëm të Garancisë për Rininë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka marrë pjesë në konferencën rajonale kushtuar Garancisë për të rinjtë ,në Shkup. Në këtë ngjarje morën pjesë edhe ambasadori i BE-së në vend, Devid Gir, drejtori i Agjencisë për Punësim i RMS, Bekim Murati dhe koordinatori nacional i ONP-së, Emil Kërstanoski.

Ngjarjaa dyditore synon të prezantojë përvojën maqedonase në zbatimin e Garancisë për Rininë para përfaqësuesve të institucioneve kompetente shtetërore nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi në kuadër të vizitës studimore dhe konferencës së mbajtur më këtë temë në Shkup.

Ministrja Trençevska shprehu kënaqësinë e saj që vendi ynë njihet si shembull pozitiv në rajon për zbatimin e suksesshëm të Garancisë për të rinjtë.

“Ne jemi veçanërisht krenarë që Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi i parë që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian dhe që nga viti 2018 me sukses e zbaton projektin Garancia për të rinjtë. Që nga prezantimi i tij në 2018, mbi 80,000 të rinj kanë marrë pjesë në Garancinë për të rinjtë“Pothuajse 40% e pjesëmarrësve kanë marrë ofertë për punësim, arsimim dhe trajnim të vazhdueshëm dhe janë përfshirë në praktikë, që konsiderohet si rezultat pozitiv”, theksoi Trençevska.

Ajo theksoi se në vitin 2021 rreth 94 mijë të rinj në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ishin të punësuar, nuk ishin të përfshirë në arsim apo trajnim, që përkon me një të katërtën e gjithsej popullatës së re. Kjo përqindje, edhe pse ende e madhe, është në një trend në rënie krahasuar me vitin 2016, kur në kategorinë NEEVA (të rinjtë nga kategoritë e rrezikuara) ishin 136.000 të rinj, respektivisht 31.3%.

Zbatimi i suksesshëm i Garancisë për Rininë mbështetet edhe nga Bashkimi Evropian. Në vitin 2020, Qeveria e RSM-së nënshkroi marrëveshjen financiare për Marrëveshjen për Mbështetjen Buxhetore Sektoriale të financuar në kuadër të programit IPA, përmes së cilës është ofruar mbështetje financiare për zbatimin e Garancisë për Rininë.

Gjithashtu në korrik 2021, Republika e Maqedonisë së Veriut mori përsipër të ndërmarrë hapa për të përforcuar më tej zbatimin e Garancisë për Rininë dhe përafrimin e zbatimit të saj me parimet e përcaktuara në Rekomandimin e Këshillit të BE-së për Urënlidhëse për Punë - Fuqizimi i Garancisë për të rinjtë (2020).

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.