20.02.2023

Trençevska me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Drejtësisë Sociale: Drejtsi Sociale do të kemi kur të hiqen barrierrat me të cilat përballemi në bazë të gjinisë, moshës, përkatësisë etnike dhe aftësisë së kufizuar

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Drejtësisë Sociale, pati një ditë të hapur për vizitat e qytetarëve nga kategoritë e cenueshme.

Me këtë rast ajo theksoi se drejtësi sociale do të kemi kur të hiqen barrierat me të cilat përballemi në bazë të gjinisë, moshës, përkatësisë etnike dhe aftësisë së kufizuar.

“Kur flasim për drejtësi sociale, flasim për të gjitha politikat dhe masat që nënkuptojnë punësim, zhdukje të varfërisë, përfshirje sociale, ndërtim të një shoqërie më të drejtë dhe të vërtetë humane për të gjithë qytetarët tanë”, theksoi Trençevska.

Në takimin me Annabellën dhe Gorden, të cilët jetojnë në njësitë e banimit të OJQ-së "Poraka-Volkovë", u diskutua për jetën në komunitet, angazhimin e tyre në shitjen e revistës "Lice v Lice", dhe përditshmërinë dhe shoqërimin me anëtarët e tjerë nga Poraka, dëshirat dhe planet e tyre.

Nëpërmjet procesit të deinstitucionalizimit, në vendin tonë janë themeluar 53 njësi banimi me mbështetje për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara. Në periudhën e ardhshme është planifikuar hapja e tri njësive të reja banesore në Shkup në kuadër të Institucionit Publik Instituti për Rehabilitimin e Fëmijëve dhe të Rinjve. Procesi është intensifikuar veçanërisht që nga vendosja e reformës sociale.

Ministrja Trençevska u takua me një nga gratë viktima të dhunës në familje, e cila ishte e shqetësuar dhe e mbrojtur në strehimore pas dhunës që ka pësuar nga bashkëshorti i saj. Gjatë qëndrimit të saj në qendrën për viktimat e dhunës në familje, asaj i është ofruar mbështetje psikosociale, si dhe mbështetje për përforcimin e kapaciteteve rreth punësimit. Sot ajo jeton e lirë, punon dhe kujdeset për fëmijën e saj.

“Dhuna me bazë gjinore ndaj grave dhe dhuna në familje ndodh në të gjitha shoqëritë, madje edhe në vendet më të zhvilluara, ajo mund të jetë diku më e dukshme dhe diku më e fshehur, por ekziston dhe prandaj nuk duhet as të heshtim e as ta injorojmë. Përkundrazi, ne duhet të ndërgjegjësojmë për njohjen dhe veprimin e saj”, porositi Trençevska.

Qëllimi është të ofrohen shërbime të specializuara në të gjithë vendin. Në kuadër të MPPS-së funksionojnë 9 qendra për viktimat e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore (strehë), dhe 5 të tjera nga sektori civil. Ato mbulojnë të 8 rajonet planifikuese të RMV.

Në nivel shtetëror kemi krijuar edhe 10 qendra këshillimi për viktimat e dhunës në familje, të cilat mbulojnë 7 rajone planifikuese. Në të njëjtën kohë punojmë edhe me autorët e dhunës, për këtë qëllim kemi ngritur 8 qendra këshillimi. Nëpërmjet këtij shërbimi ne ndikojmë drejtpërdrejt në parandalimin e viktimizimit dytësor të viktimave të dhunës.

Në vizitë pati edhe një grua pa shtëpi, të cila prej disa vitesh strehohej në Qendrën për strehimin e personave të pastrehë “Çiçino Sello”, së bashku me fëmijët e saj të mitur. Këtu përveç çatisë mbi kokë marrin edhe tre vakte, pako higjienike, barna, mjete shkollore. Të dy grave u është thënë se mund të aplikojnë edhe për banesë sociale të ofruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po punon me përkushtim në politika dhe masa që avancojnë jetën e qytetarëve, me theks të veçantë tek më të cenuarit. Për këtë konfirmohet:rritja e pagës minimale me dy herë e gjysmë, ndërtimi dhe zgjerimi i 76 kopshteve në të gjithë vendin, për herë të parë në historinë e vendit tonë, u sigurua pagesa e lehonisë për gratë fermere, u rrit ndihma minimale e garantuar , u vendos shtesa për fëmijë dhe edukativë për 70 mijë fëmijë, sigurimet sociale u sigurohet më shumë se 10 mijë të moshuarve përmes pensionit social, ofrohen asistentë personalë dhe edukativë për mbi 1000 fëmijë me aftësi të kufizuara, kujdes në shtëpi dhe ndihmë është është krijuar për mbi 700 të moshuar në shtëpitë e tyre dhe pensioni është rritur për rreth 25% vetëm për një vit kalendarik”, theksoi Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.