17.02.2023

U hap qendra për zhvillimin e hershëm të fëmijërisë në vendbanimin Buçin

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me kryetarin e Komunës së Krushevës, Tome Hristoski, hapën Qendrën për zhvillimin e hershëm të fëmijërisë "RAZVIGOIRÇE" në vendbanimin e Buçinit, e cila do të jetë pjesë e JOUDG "Gonça Tufa" - Krushevë. Përshtatja e hapësirës dhe pajisja me mobilje dhe material të përshtatshëm për punë është bërë në tërësi nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me UNICEF-in. Në qendrën e zhvillimit të hershëm të fëmijëve është planifikuar që të kujdeset për rreth 48 fëmijë nga mosha tre deri në gjashtë vjeç, respektivisht deri në fillimin e shkollës fillore, të organizuar në tre grupe heterogjene, me programe të shkurtuara 2-3 orë në ditë, pa ushqim të siguruar gjatë qëndrimit.

Trençevska së bashku me kryetarin e komunës theksuan rëndësinë e shërbimeve në zonat rurale dhe nevojën për themelimin e kushteve për përkujdesje ndaj fëmijëve. Sipas tyre, kjo kontribuon jo vetëm në zhvillimin më të mirë të fëmijëve nga zonat rurale, por edhe në më shumë kohë të lirë për zhvillimin personal të prindërve. Sipas ministres, sa herë që Ministria merr vendime ,i merr ato me qëllimin që të përfitojnë më shumë e sa një masë e vetme. Synimi është që sa më shumë qytetarë të jenë të kënaqur me masat dhe politikat që po krijohen dhe mbi të gjitha me investimet kapitale.

Ajo theksoi se puna e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është pikërisht në drejtim të avancimit të cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve në vend.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.