08.02.2023

Në Komunën e Kavadarit u mbajt debati i tetë publik për Ligjin për Marrëdhëniet e Punës

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ishte e pranishme në debatin e tetë publik të mbajtur në Komunën e Kavadarit. Para të pranishmëve, të cilët ishin pjesë e punëdhënësve, sindikatave dhe palëve të tjera relevante, iu prezantua draft-versioni i Ligjit për Marrëdhëniet e Punës. Qëllimi i debatit publik është marrja e komenteve dhe kritikave konstruktive që duhet të kenë një ndikim pozitiv në përmirësimin e tekstit të dokumentit.

Trençevska në fjalën e saj hyrëse theksoi rëndësinë e diskutimeve publike si dhe rëndësinë e mënyrës transparente të krijimit të këtij dokumenti, i cili sipas saj është kushtetutë për të drejtat e punës.Përfaqësuesit nga grupi punues i prezantuan të rejat nga ligji i propozuar për Marrëdhëniet e Punës. U vunë në dukje ndryshimet në kontratat kolektive, inspektimet dhe pushimin e lehonisë.

Në fund të debatit publik u shpjeguan disa nga vërejtjet e të pranishmëve dhe u pritën pozitivisht komentet konstruktive, veçanërisht nga grupi i punëdhënësve.

Përfaqësuesit nga grupi punues i ligjit konfirmuan edhe një herë se ky do të jetë një dokument që duhet të mbrojë të drejtat e punëtorëve, por edhe të jetë në përputhje me kërkesat e punëdhënësve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.