22.02.2023

Përfitimet e ndërmarrjeve sociale u prezantuan në ekran 

U mbajt  promovimi i filmit dokumentar “Shpresa e Mbjellur”, i cili është përpunuar përmes projektit “Mbështetja e Ndërmarrjeve Sociale” të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, të realizuar nga Eptisa me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

Filmi është nën regjinë e Kostadin Anastov , ndërsa kinematografia nga Femi Dauti. Në dokumentar janë paraqitur 15 ndërmarrje sociale.

Premiera nisi me fjalimin e ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian, David Gir dhe udhëheqësja e ekipit të projektit, Barbara Sadovska.

“Filmi që do të kemi fatin ta shohim do të na prezantojë heronjtë mes nesh të cilët edhe në situatat më të vështira ecin përpara, me besim dhe shpresë për një të ardhme të ndritur. Filmi që do ta shikojmë sot do të na kujtojë se sa e fuqishme është shoqëria solidare, do të na kujtojë se vetëm një shoqëri e tillë mund të jetë e avancuar dhe demokratike”, theksoi Trençevska në fjalimin e saj.

Ajo theksoi se ndërmarrjet sociale të shfaqura në film janë historia e jetës së qytetarëve në vend.

Ministrja theksoi se shpresa dhe synimet e sinqerta pasqyrohen në 15 shembuj të ndërmarrjeve sociale që bëjnë ndryshime thelbësore dhe reale në jetën e njerëzve.

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian, David Gir, në fjalën e tij informoi se në Bashkimin Evropian 13 milionë vende pune janë për shkak të ndërmarrjeve sociale dhe theksoi se ato kontribuojnë në kohezionin social, punësimin dhe uljen e pabarazisë në Evropë.

Premiera u ndoq nga përfaqësues që ishin pjesë e filmit si dhe investitorë të interesuar për të mbështetur ndërmarrjet sociale. 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.