09.02.2023

Trençevska: Për të qenë në gjendje të flitet për mundësi të barabarta për burrat dhe gratë, duhet të krijohen politika të përshtatshme gjinore

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me kryetaren e Komisionit për mundësi të barabarta, Gordana Silianovska-Davkova dhe kryetaren e Klubit të deputetëve, Lolita Ristova, hapën debatin e nëntë publik mbi propozim Ligjin e ri për barazi gjinore. Në debat morën pjesë deputetë nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfaqësuese nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe përfaqësuese nga Misioni i OSBE-së në vend.

Trençevska në fjalën e saj hyrëse theksoi se ky ligj është duke u përgatitur prej kohësh dhe është e një rëndësie të veçantë që të plotësohet dhe të përfundojë në kohën e duhur dhe të rezultojë në  Sekretariat për mundësi të barabarta që do të promovojë dukshëm barazinë gjinore ndaj burrave dhe grave në vend.

Kryetarja e komisionit për mundësi të barabarta, Davkova, në fjalën e saj iu referua kohës kur u miratua ligji i parë për mundësi të barabarta dhe theksoi se shtatëmbëdhjetë vjet që nga ajo kohë, situata reale ka ndryshuar shumë dhe se vetëm kjo e imponon nevojën e miratimit të një ligj të ri.

Fjalimin e përmbylli kryetarja e Klubit të deputetëve, Lolita Ristova, e cila bëri njëkrahasim mes draft tekstit të propozuar për herë të parë me versionin që u përgatit sot.

Diskutimi për projektligjin ishte konstruktiv nga të gjitha palët e interesuara dhe u dhanë kritika të duhura të cilat sipas ekspertëve të angazhuar nga OSBE-ja do të merren parasysh në përgatitjen e versionit përfundimtar të dokumentit.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.