06.02.2023

Trençevska: Puntorët e kënaqur e krijojnë historinë e suksesit të kompanive më të mira

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot së bashku me drejtoreshën e Administratës së të hyrave publike, Sanja Lukarevska, kanë vizituar kompaninë “Vivax”.  Qëllimi i vizitës është të shihet pasqyra reale në terren sa i përket kënaqësisë së punëtorëve.

Kompania "Vivax" është e hapur që nga viti 1994 dhe paraqet një histori suksesi për prodhimin e produkteve maqedonase cilësore. Kjo është një nga kompanitë që ende nuk ka shfrytëzuar ndihmën financiare për pagesën e pagave.

Sipas pronarëve të kompanisë, punëtorët janë në radhë të parë dhe në atë drejtim është edhe respektimi i vendimit ligjor të së dielës për pushimin javor.

Gjatë vizitës, të pranishmëve iu shpjegua procesi i punës dhe u theksua se në këtë kompani vërehet barazia gjinore. Shumica e pozitave drejtuese udhëhiqen nga femrat.

Pas inspektimit të pjesës ku kryhen proceset e punës në kompani, u mbajt takim joformal me themeluesin e kompanisë Dimitar Josifovski dhe menaxhuesit aktual Tanja Atanasova dhe Risto Josifovski. 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.