22.02.2023

Trençevska: Takimet me të rinjtë shpiejnë gjithmonë në diskutime të frytshme dhe ide progresive

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me përfaqësues nga Ambasada Zvicerane, UNFPA, sektori i biznesit dhe Akademia, sot u takuan me studentët nga Universiteti Sh.Kirili dhe Metodi. Studentët të pranishëm ishin nga profile të ndryshme studimore dhe në takim u diskutua për rëndësinë e shëndetit mendor si dhe për planet dhe aspiratat e tyre të ardhshme.

Trençevska ndau përvojat e saj me studentët dhe në një bisedë të menjëhershme theksoi rëndësinë e proaktivitetit të të rinjve për përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve në vend. Studentët përmes shembujve të tyre, theksuan sfidat me të cilat ballafaqohen gjeneratat e reja, nevojën për ngritje të vazhdueshme si të të rinjve ashtu edhe të rriturve, si dhe nevojën e shkëmbimit të përvojave që, siç thanë ata, do të ishin vërtet të dobishme.

Takimi përfundoi me ndarjen e ideve progresive të të rinjve për përmirësimin e sistemeve në shtet, si dhe me konkluzionin e përbashkët se secili prej të pranishmëve si aktorë relevantë ka pjesë në mbarëvajtjen e të gjitha proceseve në shtet.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.