08.02.2023

Trençevska: Së bashku mund ta bëjmë të mundur që personat të cilët kanë vështirësi për t'u punësuar të jenë më konkurent në tregun e punës

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, u takua me përfaqësuesit Petrica Dulgeru, drejtoreshë ekzekutive e rrjetit REDI, Kristina Marian, drejtoreshë e partneriteteve në REDI, Asib Zekir, drejtor i REDI për Riciklim dhe Iniciativa të Gjelbërta dhe eksperten e pavarur, Mila Carovska. 

Biseda në fillim të takimit u fokusua në arritjet e vitit të kaluar si rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe REDI-t.

Gjatë viteve 2021 dhe 2022 është zbatuar Programi i Digjitalizimit dhe formalizimit. U zhvilluan trajnime për të transformuar 50 biznese të drejtuara nga romët nga një biznes tradicional në një biznes digjital.

Ministrja Trençevska gjatë takimit theksoi se është e nevojshme që kategorive të cenueshme të qytetarëve, veçanërisht të papunëve, t'u sigurohen kushte për rikualifikim dhe përfshirje më të lehtë në tregun e punës.

Takimi u mbyll duke konfirmuar angazhimet për vende të reja të gjelbërta si dhe nevojën për një ekonomi të gjelbër.

Të pranishmit u pajtuan që pikërisht personat që kanë më pak shanse për punësim të jenë pjesë e agjendës së gjelbër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe të shoqatave që merren me këto çështje në vend.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.