07.02.2023

MPPS dhe ASHM me angazhime të përbashkëta për avancimin e çështjeve gjinore

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe drejtori i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizive, dr. Zoran Trajçevski, sot mbajtën konferencë të përbashkët për media kushtuar çështjeve gjinore, dhunës gjinore dhe raportimit mediatik.

“Fuqia e mediave dhe aftësia e tyre për të raportuar profesionalisht tek publiku, për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të formësuar opinionin e të gjithë publikut të gjerë është e madhe. Prandaj, është e një rëndësie të veçantë që të ndajmë informacione të sakta nga ana e tyre, dhe detyra jonë si institucione është të japim të njëjtën gjë”, theksoi Trençevska në fjalimin e saj.

Ajo vuri në dukje edhe përpjekjet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për avancimin e barazisë gjinore në vend.

“Pas ratifikimit të konventës së Stambollit, u miratua Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, duke kontribuar kështu në një përmirësim të dukshëm të asistencës dhe mbështetjes institucionale dhe gjithëpërfshirëse për viktimat e dhunës me bazë gjinore. Qëllimi është parandalimi dhe mbrojtja efektive e viktimave nga çdo formë e dhunës me bazë gjinore duke respektuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut”, tha ministrja.

Drejtori i AVMU-së,ASHM-së Dr. Zoran Trajçevski e prezantoi ueb faqen e re të specializuar për gjininë dhe mediat. Faqja do të jetë një qendër burimore për mediat, një vend ku ata mund të gjejnë burime, informacione, lidhje për aspekte të ndryshme të çështjeve gjinore, duke përfshirë dhunën me bazë gjinore, por edhe një vend ku qytetarët mund të gjejnë lidhje dhe informacione të dobishme – përfshirë organizatat dhe institucionet nga të cilat ata mund të kërkojnë ndihmë në rast se i nënshtrohen dhunës me bazë gjinore.

Ai gjithashtu theksoi se faqja administrohet nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe është e disponueshme në gjuhët maqedone, shqipe dhe angleze dhe është e përshtatur për personat me dëmtime të shikimit.

Në ueb faqen të gjitha institucionet dhe organizatat civile mund të ndajnë materialet dhe aktivitetet me të cilat punojnë në fushën e çështjeve gjinore, që do të kontribuojnë për të qenë një qendër burimore cilësore për të gjithë gazetarët, studiuesit që punojnë në këtë çështje, si dhe për publikun në përgjithësi.

Linku deri te ueb faqja: www.rodotimediumite.mk 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.