27.02.2023
Trençevska: Fytyrat e buzëqeshura të fëmijëve janë dëshmi e punës së suksesshme të qendrës së terapisë sensorike"Në botën time"
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot vizitoi Qendrën për terapi sensorike “Në botën time” në Shkup, e cila udhëhiqet nga Shoqata për mbështetje dhe trajtim të personave me spektër autik dhe zhvillim atipik “Në Botën time”. Qendra ka më shumë se 6 vjet që punon për stimulimin e zhvillimit të fëmijërisë së hershme. Aktualisht u shërben mbi 60 fëmijëve, duke mundësuar zbulimin, ndjekjen e zhvillimit dhe trajtimin e këtyre fëmijëve.
Gjatë vizitës në qendër, Trençevska mbajti takim të drejtpërdrejtë me kryetarin e shoqatës, Zllatko Stojanovski dhe drejtoreshën ekzekutive, Vesna Stojanovska. Ata e informuan ministren për trajtimet që kryhen në qendër dhe për stafin që punon me fëmijët. Presidenti tha se trajtimet kryhen një për një dhe se aktivitetet i kryejnë: logopedë, pediatër dhe defektologë.
Ministrja e mbylli takimin e saj duke ndërvepruar me fëmijët që vizitojnë qendrën si dhe punonjësit e saj.
