22.02.2023

Praktikat bashkëkohore të studimit garantojnë rrjedhshmëri në tregun e punës

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka takuar sot drejtorin e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, profesor Dr. Mevludin Ibishin. Në takim u bisedua për mundësitë që universiteti ofron si për studentët në Republikën e Maqedonisë së Veriut ashtu edhe nga vendet tjera.

Në takim u bisedua edhe për mundësinë e nënshkrimit të një memorandumi për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik, i cili do të rrisë hapësirën e mësimdhënies praktike për studentët dhe do t'i përgatisë ata për angazhim të mëtejshëm në punë. Gjithashtu u theksua se memorandumi mund të jetë edhe pjesë e avancimit të kapaciteteve të punonjësve në ministri.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.