28.02.2023

Husein: Hartojmë masa për mbështetje ndaj qytetarëve për përballjen me krizën energjetike

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein, së bashku me përfaqësuesen e UNICEF-it, Patricija Di Xhovani, morën pjesë në prezantimin e studimit “Efektet e krizës ushqimore dhe energjetike te fëmijët dhe familjet në Maqedoninë e Veriut” të përgatitur nga Finance Think në bashkëpunim me zyrën e UNICEF-it në Shkup.

Zëvendësministri Husein në fjalën e tij theksoi se: “Tani, në mes të një krize ekonomike dhe një krize të paralajmëruar ushqimore, ne jemi edhe një herë përballë një sfide tjetër me të cilën duhet të gjejmë dhe zbatojmë zgjidhjen më të mirë dhe të sigurojmë mbrojtje për të gjithë.

"Para të pranishmëve zv.ministrii Husein informoi për aktivitetet që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka zbatuar në periudhën e kaluar.

“E lartësuam shumën e shtesës së veçantë me 15% për të tre nënllojet e përfituesve! Gjithashtu, në muajin janar, të drejtat sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve u barazuan me shpenzimet e jetesës. Përfituesit e të drejtave me pagesë për muajin janar kanë marrë paga më të larta 14.2% ”, tha Husein dhe shtoi: “Ndihma financiare për kategoritë e rrezikuara sociale të qytetarëve për t'u përballur me krizën energjetike është paguar tashmë që tre muaj dhe pagesa e katërt do të bëhet në muajin mars. Në bazë të këtij Ligji, të drejtë për mbështetje financiare kanë:

  • mbi 36 000 përfitues të së drejtës së sigurimeve sociale për të moshuarit, përfitues të shtesës së veçantë, të së drejtës për dëmshpërblim për shkak të aftësisë së kufizuar, me aftësi të kufizuar dhe ndryshime të përhershme në gjendjen shëndetësore, të cilët shfrytëzojnë kompensimin për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër, dhe nuk shfrytëzojnë të drejtën e dëmshpërblimit për shkak të aftësisë së kufizuar, pa pasur nevojë për kontrollim mjeksor dhe prindër të vetëm që janë përfitues të regjistruar të asistencës minimale të garantuar, në bazë mujore për katër muaj.
  • mbi 130.000 shfrytëzues të së drejtës në pension deri në 14.000 denarë dhe shfrytëzues të së drejtës në kompensim për lëndim trupor dhe
  • mbi 5000 dhe përfitues të së drejtës së sigurimit material në formë kompensimi monetar.

Përveç këtyre masave, paraprakisht kemi paguar 3.000 denarë mbështetje në para për të gjithë 330.000 pensionistë dhe rreth 36.000 përfitues të së drejtës për ndihmë minimale të garantuar.

Në fund të fjalës së tij, zëvendësministri theksoi se krahas ndihmës dhe mbështetjes direkte, rrjeti i ofruesve të shërbimeve vijon të zgjerohet paralelisht, veçanërisht për shërbimin e trajtimit individual të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Gjithashtu, zëvendësministri informoi se në fazën përfundimtare është edhe Strategjia Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara 2023-2030, si dhe Ligji për Ndërmarrjet Sociale, i cili do të jetë një përgjigje e drejtpërdrejtë për uljen e varfërisë dhe rritjen e përfshirjes dhe aktivizimit të personave të përjashtuar social dhe të pambrojtur në vendin tonë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.