06.02.2023

Takimi Trençevska-Sandri: Vazhdon bashkëpunimi me UNHCR-në, veçanërisht me sfidat me të cilat përballen personat pa dokumente identiteti

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka pasur një takim me përfaqësuesen e UNHCR-së, Monika Sandri, me të cilën ka biseduar për implementimin e Ligjit për personat e paregjistruar librin  amzë, përmes të cilit personat pa dokumente identifikuese mund të fitojnë të drejta të caktuara për mbrojtje sociale dhe shëndetësore, arsimimi dhe punësimi me sigurime sociale të detyrueshme.

Ligji lejon që kjo kategori personash të regjistrohen në një regjistër të posaçëm të lindjes dhe të marrin një dokument të posaçëm identifikimi që duhet t'u mundësojë aksesin në të drejtat e mbipërmendura. Mirëpo, edhe pse ky ligj është miratuar, zbatimi i tij nuk ka përfunduar, për shkak të mosnjohjes së numrit të përkohshëm të regjistrimit të këtyre personave, në sistemet e institucioneve nga të cilat personat duhet të shfrytëzojnë të drejtat, gjegjësisht Ministria e Shëndetësisë, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, Fondi për sigurim pensional dhe invalidor, Agjencia për punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që kanë një sistem të integruar të të dhënave elektronike.

Ministrja Trençevska informoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Administratën për mbajtjen e librave amzë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Shoqatën e juristëve të rinj janë në përgatitje të Ligjit të ri për personat që nuk janë të regjistruar në regjistrin e të lindurve duke ndryshuar nene të caktuara nga Ligji i mëparshëm për t'u mundësuar personave të regjistruar në regjistrin e posaçëm deri në fund të vitit 2023 të transferojnë statusin e tyre nga regjistri i përkohshëm në regjistrin e rregullt të lindjeve.

Ministria e Drejtësisë duhet të përgatisë një ligj krejtësisht të ri, një zgjidhje sistematike që do t'u përgjigjet të gjitha rasteve të ardhshme të personave pa dokumente identifikimi.

Në takim edhe njëherë u ritheksuan qëllimet e mira të palëve për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.