27.02.2023

“Shansi i dytë” mundëson riformimin e arsimit të mesëm profesional të grupeve të rrezikuara për aktivizim më të lehtë në tregun e punës

Në kuadër të projektit IPA “Aktivizimi i grupeve të rrezikuara në tregun e punës” i zbatuar nga Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot u promovua pilot masa “Shansi i dytë”, i cili realiohet me mbështetjen financiare të BE-së.

Me këtë rast u mbajt një takim pune ku morën pjesë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, udhëheqësi i sektorit për bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup, Stefan Hudolin, drejtori i Agjencisë për Punësim, Bekim Murati, ndihmësdrejtoresha e shkollës së mesme "Llazar Tanev", të qytetit të Shkupit Elena Gjorgieva, si dhe drejtorë të shkollave të mesme profesionale, përfaqësues nga Qendra për arsim të të rriturve dhe Qendra për arsim të mesëm profesional.

Në fjalimin e saj para të pranishmëve, ministrja Trençevska theksoi se synimet strategjike të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale përfshijnë aktivizimin e sa më shumë grupeve të rrezikuara si persona të papunë si: të rinjtë, të papunët afatgjatë, gratë dhe shfrytëzuesit e asistencës së garantuar minimale në tregun e punës.

“Qasja për realizimin e këtij qëllimi strategjik është e ndryshme. Një qasje është përmes masave të punësimit që u mundësojnë të papunëve të gjejnë një vend pune, domethënë, përmes llojeve të ndryshme të trajnimeve në kushte reale të punës, të papunët mund të fitojnë punësueshmëri më të lartë dhe të jenë më konkurrues në tregun e punës. Qasja tjetër është, dhe duke pasur parasysh numrin e madh të të papunëve të regjistruar me arsim fillor dhe të mesëm të paplotë, të përfundojnë arsimin e tyre në sistemin formal të arsimit, veçanërisht arsimin e mesëm profesional, në mënyrë që të plotësohen nevojat e sektorit real për fuqi punëtore të kualifikuar. Një qasje e tillë aplikohet para së gjithash përmes zbatimit të pilot masës për punësim “SHansi i DYTË”, theksoi Trençevska.

Fillimisht “Shansi i Dytë” u fut në Planin e Garancisë për Rininë si një mundësi për të rinjtë deri moshën 29 vjeç për t'u rikualifikuar dhe për të marrë një certifikatë të njohurive dhe aftësive të fituara në kuadër të sistemit të arsimit formal.

Më pas “Shansi i Dytë” si masë pilot për punësim është futur në Planin Operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2022 dhe 2023. Me këtë masë pritet që personat e papunë që kërkojnë punë, të cilët nuk kanë përfunduar arsimin e mesëm profesional, të përfundojnë dhe formojnë arsimin e mesëm profesional brenda një periudhe 12 mujore, si dhe të fitojnë një diplomë të njohur nga shteti për arsimin profesional dhe për të fituar kualifikime profesionale të nivelit II dhe III.

“Sfidat kryesore në fushën e punës mbeten mospërputhja e tregut të punës dhe mungesa e njohurive dhe aftësive që nevojiten në tregun e sotëm të punës. Nga kjo rrjedh edhe shkalla e lartë e personave të papunë nga grupet e cenuara. BE-ja mbështet Maqedoninë e Veriut në adresimin e këtyre sfidave duke investuar në reforma dhe programe që rrisin punësueshmërinë e personave nga grupet e cenuara. "Shansi i dytë për arsimim" është pjesë e kësaj. Programi jo vetëm që përmirëson shanset e pjesëmarrësve për punësim, por u sjell atyre edhe përfitime të tjera – më personale që nuk janë të lehta për t'u matur, por jo më pak të rëndësishme. Do të sjellë kënaqësi dhe besim personal, përfshirje sociale, integrim më të mirë në shoqëri”, theksoi Hudolin.

Sipas të dhënave të datës 31 janar 2023, nga gjithsej 111.896 persona të papunë, 58% janë persona pa arsim dhe me arsim fillor dhe 9% janë me arsim të mesëm jo të plotë. Deri më tani, Agjencia e Punësimit ka organizuar 6 takime rajonale në të gjithë vendin për prezantimin e programit Shansi i Dytë.

“Një strukturë e tillë e parandalon suksesin e funksionit parësor të Agjencisë së Punësimit, që është ndërmjetësimi në punësim. Ne vazhdimisht marrim masa për të përmirësuar bashkëpunimin me punëdhënësit dhe për të përforcuar besimin e ndërsjellë, prandaj është e nevojshme që të mund t'u ofrojmë punë të kualifikuar për vendet e lira të punës. Si Agjenci, së bashku me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe institucionet tjera kompetente, ne zbatojmë një sërë masash aktive punësimi që lehtësojnë kalimin në tregun e punës, veçanërisht për kategoritë më të cenueshme të personave të papunë. Megjithatë, nevojitet një bashkëpunim më i gjerë ndërinstitucional, veçanërisht përfshirja më e madhe e institucioneve arsimore. Dhe pikërisht këtu është roli i programit Shansi i Dytë”, tha Bekim Murati, drejtor i Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Agjencia e Punësimit për të tretin vit po zbaton projektin IPA “Aktivizimi i grupeve të rrezikuara në tregun e punës”, për të cilin janë siguruar tre milionë euro nga Bashkimi Europian, afërsisht 350 000 euro janë nga bashkëfinancimi kombëtar dhe 841 000 euro nga Buxheti i Agjencisë së Punësimit. Grupi i synuar janë personat e papunë të regjistruar që nuk kanë përfunduar arsimin e mesëm profesional, pra që kanë përfunduar të paktën vitin e parë të arsimit të mesëm profesional dhe që bëjnë pjesë në grupet e mëposhtme të synuara: përfituesit e asistencës minimale të garantuar, të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, femrat, personat me aftësi të kufizuara dhe personat e papunë afatgjatë, të cilët janë në regjistrin e papunësisë për më shumë se 12 muaj.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.