28.02.2023

Trençevska: Përgjegjësia jonë e përbashkët është që të krijojmë kushte për jetë cilësore për të gjithë qytetarët tanë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot së bashku me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Avokatin e Popullit, Naser Ziberi, Kryetarin e Komisionit për Parandalim dhe Diskriminim, Ismail Kamberi, Ambasadori nga Mbretëria e Bashkuar në RMV, Metju Loson dhe drejtoresha ekzekutive e QMN, Neda Maleska Saçmaroska u drejtuan në konferencë "A është Republika e Maqedonisë së Veriut një vend i drejtë?" “Si të avancojnë institucionet bashkërisht luftën kundër diskriminimit”.

Konferenca organizohet nga Qendra për Menaxhimin e Ndryshimeve dhe Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup.

Trençevska në fjalimin e saj theksoi rëndësinë e Strategjisë Kombëtare për Barazi dhe Mosdiskriminim 2022-2026 dhe Planit të Veprimit 2022-2024. Ajo shtoi se është krijuar Trupi Koordinues Kombëtar për barazi dhe mosdiskriminim.

“Po punojmë edhe për Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga ngacmimet në vendin e punës, i cili është instrument për trajtimin e vazhdueshëm të të gjitha formave të diskriminimit mbi çdo bazë. Është formuar një komision i pavarur për parandalimin e diskriminimit si një nga mekanizmat e këtij ligji në përputhje me standardet ndërkombëtare”, tha Trençevska.

Ministrja theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të vazhdojnë të luftojnë edhe në të ardhmen kundër përjashtimit social dhe diskriminimit.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.