03.02.2023

Pagesa e mbështetjes financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve do të kryhet më 13 shkurt, dhe listat e përfituesve do të publikohen më 6 shkurt

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i njofton qytetarët se mjetet në të holla për përfituesit e mbështetjes financiare për ballafaqim me krizën energjetike do të paguhen prej dt. 13.02.2023.

Lista e shfrytëzuesve të mjeteve për mbështetje financiare për përballje me krizën energjetike do të publikohet më 6 shkurt të vitit 2023 edhe atë:

  • Në ueb-faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (shfrytëzues të së drejtës për siguri sociale për të moshuarit, shtesës së posaçme, shfrytëzues të kompensimit për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër me ndryshime të përhershme në gjendjen shëndetësore pa pasur nevojë për kontroll mjekësor dhe që nuk shfrytëzojnë të drejtën për shkak të aftësisë së kufizuar, si dhe prindër kryefamiljarë që janë të evidentuar përfitues të ndihmës së garantuar minimale).
  • Në ueb-faqen e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut (shfrytëzues të pensionit në shumë jo më të madhe se 11.525 denarë në muaj, përkatësisht në shumë jo më të madhe se 14.000 denarë në muaj, si dhe shfrytëzues të së drejtës së kompensimit për dëmtim trupor).
  • Në ueb-faqen e Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut (persona të papunë – shfrytëzues të së drejtës së sigurimit material në lloj të kompensimit në të holla).

Lista publikohet me qëllim që qytetarët të mund të bëjnë kontrollin, ndërsa nëse personi nuk është në listë, ndërkaq konsideron se i përmbushë kushtet si shfrytëzues i së drejtës, mund të parashtrojë ankesë në Komisionin për vendim-marrje rreth ankesave për mbështetje financiare pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, në afat prej tre ditëve nga dita e publikimit të listave të shfrytëzuesve të mbështetjes financiare.

Ankesa mund të parashtrohet përmes arkivit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale apo përmes postës elektronike .

Lista e shfrytëzuesve të mjeteve për mbështetje financiare për përballje me krizën energjetike do të hiqet nga ueb-faqja e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ueb-faqja e Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe ueb-faqja e Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut pas skadimit të tre ditëve nga dita e publikimit.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.