14.02.2022

Trençevska-Paoluçi: Banka Botërore është partneri dhe mbështetësi ynë i madh, veçanërisht në kohën e Covid-19, në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot u takua me drejtorin e Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut, Masimiliano Paoluçi.

Në takim u diskutua për zbatimin e "Projektit për reagim emergjent të gjendjes me COVID-19" në Maqedoninë e Veriut me qëllim që të ndihmojë në reduktimin e transmetimit lokal të COVID-19 dhe forcimin e gatishmërisë së vendit gjatë kohës së pandemisë. Si dhe sigurimin e mbrojtjes më të madhe të qytetarëve nga pandemia, për t'iu përgjigjur prioriteteve urgjente shëndetësore dhe për të ofruar ndihmë sociale për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve në vend, për ridrejtimin e fondeve për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve. Ajo theksoi nevojën e vazhdimit të projektit për përfundimin e aktiviteteve, duke qenë se ai përfundon në qershor të vitit 2022.

Në takim u diskutua edhe për “Strategjinë e re për Zhvillimin e Kapitalit Njerëzor”, si një nga prioritetet e Qeverisë, veçanërisht në periudhën pas kovidit. U theksua se kapitali njerëzor është jashtëzakonisht i rëndësishëm për çdo vend dhe investimi në të duhet të jetë përgjegjësi e çdo qeverie, sepse reformat strukturore në këtë fushë janë të një rëndësie të madhe. Ministrja Trençevska theksoi se në fokus të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, veçanërisht në kushtet e pandemisë, janë kategoritë e rrezikuara të qytetarëve. “Reforma sociale gjatë kohës së Covid-19, konfirmoi se jemi duke ecur në drejtimin e duhur në bërjen e ndryshimeve në shoqëri, përmes mbështetjes së kategorive më të rrezikuara të qytetarëve. Futja e plotë e menaxhimit të rasteve, harmonizimi i sistematizimit në qendra, përgatitja e planeve individuale për përdoruesit dhe aktivizimi i tyre në tregun e punës, si dhe puna më aktive e punonjësve social në terren janë qëllimet për të cilat do të punojmë në periudhën që vijon”, tha Trençevska.

Në takim u bisedua edhe për domosdoshmërinë e ndryshimeve në sistemin pensional, përkatësisht ndryshimin e metodologjisë për harmonizimin e pensioneve. Për të cilën drejtori i Bankës Botërore ofroi mbështetje eksperte, për ngritjen e një sistemi, i drejtë për pensionistët për të ngritur standardin e tyre të jetesës.

Ministrja theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer me Bankën Botërore në fushën e arsimit dhe edukimit parashkollor, kategoritë e rrezikuara sociale, të rinjtë, por edhe në mbështetjen e të moshuarve nëpërmjet vendosjes së shërbimeve sociale në komunitet.

Bashkëbiseduesit shprehën besimin se bashkëpunimi i vendosur do të vazhdojë edhe në të ardhmen në fushat në kompetencë të ministrisë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.