18.02.2022

Trençevska - Koja: Mbështetja nga Misioni i OSBE-së e rëndësishme për realizimin e projekteve të filluara dhe të reja

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot takoi Shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja, me të cilin diskutuan për barazinë gjinore, mosdiskriminimin, përfshirjen e komunitetit rom dhe kapacitetet e administratës. Ministrja Trençevska theksoi se bashkëpunimi me OSBE-në është shumë i rëndësishëm në realizimin e projekteve dhe se pret që ai të vazhdojë.

“Një nga prioritetet e mia është miratimi i Ligjit për Barazi Gjinore deri në fund të vitit. Grupi punues do të përmirësojë tekstin e ligjit në mënyrë që ta zbatojmë me sukses. Ne do të forcojmë kapacitetet e grave edhe në administratën publike, në mënyrë që ato të përballen me sfidat në punë dhe të fitojnë aftësi me të cilat do të luftojnë për poste më të larta në administratë. Me Ligjin e ri të Buxhetit që do ta miratojmë, tashmë kemi ndërmarrë hapat e para për barazi më të dukshme gjinore, sepse komponenti gjinor do të përfshihet në krijimin e dokumenteve strategjike”, tha Trençevska.

Shefi i Misionit të OSBE-së, ambasadori Klement Koja, shprehu mbështetjen e tij për zgjidhjet ligjore që duhet të miratohen në periudhën e ardhshme. Gjithashtu u diskutua për procesin e nisur të regjistrimit të personave pa dokumente personale që vijnë kryesisht nga komuniteti rom, Strategjia për Përfshirjen e Romëve 2022-2030, e cila fokusohet në tetë fusha për të cilat do të hartohen Plane të veprimit dhe Plani Operativ i cili parashikon masa për aktivizimin nga të cilët pritet që romët të cilët marrin asistencë minimale të garantuar të hyjnë në tregun e punës.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm në të gjitha segmentet në kompetencë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve dhe të drejtave të tyre socio-ekonomike.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.