03.02.2022
Trençevska: Inkluzioni u jep shans fëmijëve me aftësi të kufizuara që në të ardhmen të kontribuojnë në shoqëri
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot u takuan me prindërit e Ëmblës nga Gostivari. Rasti që në publik ngriti interes dhe reagim të madh.
Në takim morën pjesë edhe drejtorët e Qendrës për Punë Sociale, Gostivar dhe drejtori i shkollës ku Ëmbla vijon mësimin.
Ministrja Trençevska theksoi se, gjithëpërfshirja në arsim është kryesore për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe pikërisht në këtë mënyrë kontribuohet për pranimin e tyre më të lehtë nga mjedisi.
“Stereotipet dhe paragjykimet duhet të tejkalohen. Një shoqëri për të gjithë është koncept te i cili qëndruam fortë dhe nuk duhet të jetë thjeshtë një frazë, por të gjithë së bashku duhet ta kthejmë atë në realitet. Me gjithëpërfshirjen u japim një mundësi fëmijëve me aftësi të kufizuar në të ardhmen ata të mund të kontribuojnë në shoqëri”, tha Trençevska.
Ajo informoi se vitet e fundit Ministria me shumë seriozitet kontribuon në gjithëpërfshirjen e kopshteve, si për sigurimin e qasjes, ashtu edhe në përforcimin e kuadrit për punë me fëmijët me aftësi të kufizuara. Gjithëpërfshirja u ndihmon fëmijëve të tjerë të zhvillojnë empati, tolerancë dhe pranimin e dallimeve.
Ministri Shaqiri theksoi se problemi është zgjidhur dhe Ëmbla nga nesër do të vazhdojë me mësim të rregullt në klasën e saj.
Në takim u konstatua se përmes bashkëpunimit të përbashkët ndërinstitucional do të arrihen rezultate të duhura. Shkolla dhe qendra për punë sociale së bashku do të punojnë në sigurimin dhe gjithëpërshirjen dhe pranimin e Ëmblës dhe të gjithë nxënësit e tjerë me aftësi të kufizuara në arsimin e rregullt.