18.02.2022

Filloi dialogu për rritje të vazhdueshme të pensioneve

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti dialogun e parë të hapur për metodologjinë e re e cila në të ardhmen do të ofrojë rritje të qëndrueshme dhe të vazhdueshme të pensioneve. Kështu, metodologjia pritet të ruajë stabilitetin e arritur të Fondit Pensional.

Analizat do të mundësojnë përcaktimin e modelit dhe metodologjisë së rritjes së pensioneve dhe procesi do të zhvillohet përmes dialogut të hapur dhe mirëkuptimit të ndërsjellë të të gjithë palëve të interesuara, ashtu siç ka ndodhur edhe me rritjen e pagës minimale.

Në mbledhjen e Qeverisë morën pjesë përfaqësues të Sindikatës së Pensionistëve dhe Partisë së Pensionistëve si dhe zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim të departamenteve ekonomike dhe investimeve Fatmir Bytyqi dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trencevska.

Në takim u theksua rëndësia e dialogut social si formë përmes së cilës zgjidhen të gjitha çështjet kyçe në vend dhe në të cilën të gjitha palët e interesuara kanë të drejtë të shprehin pikëpamjet e tyre, të bëjnë sugjerime dhe të marrin pjesë aktive në vendimmarrje.

“Kjo do të thotë përfitim për rreth 330 mijë qytetarë tanë, pensionistë. Po krijojmë një metodologji, një sistem sipas të cilit pensionistët do të kenë siguri dhe rritja e pensioneve të tyre nuk do të varet nga vullneti politik i dikujt apo nëse do të ketë zgjedhje. “Po sjellim një zgjidhje afatgjatë”, tha Bytyqi.

“Pensionistët tanë kanë të drejtën e një pleqërie dinjitoze, një jetë të denjë dhe të qetë në moshë madhore. Sepse ata kanë kontribuar për vendin tonë pothuajse gjatë gjithë jetës së tyre dhe tani është momenti kur duhet t'ua kthejmë për gjithë investimin e tyre”, tha ministrja Trençevska.

Ajo iu referua edhe politikave të mëparshme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, me të cilat pensionistët marrin harmonizim të rregullt ligjor të pensioneve dy herë në vit në përputhje me rritjen e kostove të jetesës dhe përshtatje shtesë në rast se bruto-produkti vendor në vitin paraprak ka një rritje reale prej më shumë se 4%. Pensionet e janarit janë rritur me 2.9% këtë vit, që është rritja më e madhe deri tani.

Në takim, zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se kujdesi ndaj pensionistëve është një nga prioritetet e kësaj qeverie dhe për këtë arsye, në kohë pandemie, përveç pagesës së rregullt, pensionet paguhen paraprakisht në grup, për t'u mbrojtur nga përhapja e KOVID-19.

Propozimet për krijimin e një metodologjie të re për rritjen e vazhdueshme të pensioneve dhe diskutimi për këtë çështje do të vazhdojë në periudhën në vijim, për të arritur në zgjidhjen më të qëndrueshme që do të sjellë rritje të qëndrueshme afatgjatë të pensioneve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.