16.02.2022

Trençevska: Krijojmë shoqëri me mundësi të barabarta për të gjithë dhe përfshirja duhet të fillojë nga ne

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot u takua me përfaqësuesit e Këshillit Nacional të Organizatave me Aftësi të Kufizuara të Maqedonisë, i përbërë nga shtatë shoqata të organizuara sipas llojit të aftësisë së kufizuar.

Në takim biseduan për nevojat dhe sfidat me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara si dhe mundësitë për avancimin e të drejtave të tyre.

Ministrja Trençevska theksoi se kujdesi për personat me aftësi të kufizuara është prioritet i Qeverisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

“Së bashku do të krijojmë politika ashtu si dhe më parë, të cilat do të kontribuojnë në promovimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara. Duke marrë pjesë drejtpërdrejt në debate publike, konsultime dhe praktika të vendosura, të gjejmë zgjidhjet më të mira, të cilat do të synojnë të japin rezultate, nga të cilat do të përfitojnë personat me aftësi të kufizuar. Do të punojmë edhe më intensivisht për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar në shoqëri, në procesin arsimor dhe në tregun e punës. Paragjykimet dhe stereotipet duhet të kapërcehen. "Ne po ndërtojmë një shoqëri me mundësi të barabarta për të gjithë dhe përfshirja duhet të fillojë nga ne," tha Trençevska.

Ministrja informoi se po punohet edhe për zgjerimin e shërbimeve sociale të disponueshme në komunitet për personat me aftësi të kufizuara, ku si ofrues të shërbimeve mund të aplikojnë edhe sindikatat si ofrues të shërbimeve. Si dhe se vazhdon procesi i deinstitucionalizimit dhe hapjes së shtëpive të grupeve të vogla në të cilat personat me aftësi të kufizuara jetojnë me mbështetjen e profesionistëve dhe janë qytetarë të barabartë në komunitet.

Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për takimin e parë të sotëm dhe sigurinë për bashkëpunim të frytshëm që do të japë rezultate reale dhe të dukshme në të ardhmen.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.