18.02.2022
Trençevska: Komuniteti rom mbetet pjesë e prioriteteve në programin e Qeverisë 2020-2024 dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot u takua me drejtorin e OJQ-së Çelim nga Italia, përfaqësuesin rajonal të projektit dhe me Qendrën Burimore të Romëve nga Shkupi, si zbatues të projektit “Sigurimi i kushteve të mira banimi për komunitetin rom”, si pjesë e Programit të Veprimit IPA II 2017, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.
Ministrja theksoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është e përkushtuar në krijimin e politikave dhe aktiviteteve që duhet të jenë përgjigje ndaj sfidave të kategorive më të rrezikuara të qytetarëve. Në këtë drejtim është edhe projekti që synon përmirësimin e kushteve të banimit të komunitetit rom.
“Mbështetja për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, përfshirë komunitetin rom, është pjesë e Programit të Punës së Qeverisë së RMV-së 2022-2024, ku renditen përpjekjet për integrim më të madh të romëve në të gjitha aspektet e shoqërisë, arsimit, punësimit, shëndetësisë, kulturës, përmirësimin e gjendjes së tyre civile dhe strehimit. Qeveria më 15 shkurt miratoi Strategjinë për përfshirjen e romëve 2022-2030 si pjesë e politikave publike të shtetit dhe ka përfitime afatgjata për komunitetin rom”, tha ministrja Trençevska.
Strategjia është përgatitur në përputhje me Kornizën Strategjike të BE-së për Integrimin e Romëve për periudhën 2021-2030, e cila promovon barazinë dhe përfshirjen socio-ekonomike të popullsisë rome në nivel të Bashkimit Evropian.
Realizuesit e këtij projekti informuan për aktivitetet e deritanishme në komunën e Vinicës, ku janë rinovuar 22 shtëpi, asfaltimi i rrugëve, vendosja e ndriçimit rrugor, kontejnerët e mbeturinave dhe legalizimi i banesave dhe përfshirja e tyre në planin detaj urban të komunës. Me aktivitete u përfshi komunitetin rom në komunën e Vinicës. Aktivitete të tilla kanë filluar në komunën e Prilepit.
Bashkëbiseduesit shprehën besimin për vazhdimin e bashkëpunimit, me qëllim të përmirësimit të statusit dhe standardit jetësor të komunitetit rom në Maqedoninë e Veriut.