02.02.2022

Trençevska: Buxheti rekord prej 28 milionë euro për realizimin e masave nga Plani Operativ për vitin 2022 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe drejtorin e Agjencisë së Punësimit, Bekim Murati, sot vizituan kompaninë e IT-së “Maxhiks”. Gjatë takimit me sipërmarrësen e re Katerina Zdraveva dhe të punësuarit, ministrja tha se kompania start-up është shembulli i duhur se masat qeveritare për punësim janë të suksesshme, sepse për dy vite e gjysmë shënon rezultate të rëndësishme, jo vetëm në tregun vendas por edhe në tregun e huaj. Për shkak të interesimit të madh për aftësitë digjitale, Trençevska paralajmëroi se me Planin e ri Operativ për këtë vit Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale krijojnë masa për punësim në fushën e sektorit të IT-së.

“Puna e suksesshme e kësaj kompanie dhe takimi me të punësuarit na japin nxitje edhe më të madhe të kontribuojmë te të rinjtë. Me Planin e ri Operativ për vitin 2022 vazhdojmë me masat aktive dhe programet e punësimit, sepse treguan se me aftësitë e fituara qytetarët kthehen në tregun e punës si më konkurrues. Duke i përcjell përvojat e fituara tashmë, për realizimin e Planit të ri Operativ për vitin 2022 ndamë një buxhet rekord i cili është 1,73 miliardë denarë (28 milionë euro), që nënkupton më shumë se njëzet milionë denarë nga viti i kaluar nga buxheti i Planit Operativ, ishte 1,5 miliardë denarë”, tha ministrja Trençevska.

Pronarja e kompanisë Zdraveva tha se janë të kënaqur nga masa e qeverisë për vetëpunësim sepse tani kanë firmë që shënon sukses. Paralajmëroi se në të ardhmen planifikon të rrit numrin e personave të punësuar.

Për kryeministrin Dimitar Kovaçevski, kompania IT “Maxhik” paraqet krenari për vendin, firmat e tilla kanë rëndësi të madhe jo vetëm për pronarët dhe të punësuarit, por edhe për ekonominë maqedonase në tërësi.

Realizimi i Planit Operativ për vitin 2021 tregoi interes më të madh për masën “Trajnime për zhvillim të aftësive digjitale” në të cilën u përfshin 400 persona të papunësuar, si dhe për masën për vetëpunësim, e cila kishte 100% realizim.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.