03.02.2022

Trençevska-Sandri: Partneriteti me UNHCR po thellohet

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe përfaqësuesja e UNHCR-së, Agjencia e refugjatëve pranë Kombeve të Bashkuara, Monika Sandri sot mbajti një takim protokollar. Ministrja Trençevska tha se në vitin që në vitin e ardhshëm pret që Ministria dhe UNHCR ta vazhdojnë bashkëpunimin në përforcimin e institucioneve të cilat ballafaqohen me refugjatët dhe emigrantët. Në takim u hap edhe tema për thellimin shtesë të bashkëpunimit të suksesshëm në fushën e mbrojtjes ndërkombëtare dhe çrrënjosjes së të mos posedimit të shtetësisë.

“E vlerësojmë mbështetjen që përmes marrëveshjes për bashkëpunim partneriteti UNHCR ia jep Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në arritjen e qëllimeve globale, obligimet ndërkombëtare të shtetit sipas konventave për të drejtat e njeriut, si dhe avancimi drejt aderimit drejt BE-së. Ne si institucion me ndihmën e organizatave civile dhe UNHCR u ndihmojmë personave të cilët nuk janë të regjistruar në librin amë të të lindurve, t’i vendosim në një kornizë ligjore të përhershme për të pasur qasje në arsim, social, kujdesin shëndetësor dhe shërbime të tjera”, tha Treneçevska.

Përfaqësuesja e UNHCR-së Sandri shprehu mirënjohjen e saj të thellë për të gjitha përpjekjet dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, e cila ka qenë një partner kyç për 20 vite. Ajo bëri thirrje për bashkëpunim dhe mbështetje edhe më të thellë, veçanërisht në fushën e ngritjes së kapaciteteve institucionale, mbrojtjes së të drejtave dhe zhdukjes eventuale të mos posedimit të shtetësisë përmes përpjekjeve të përbashkëta dhe në bashkëpunim me OKB-në dhe shoqërinë në tërësi. Ajo theksoi se vendi mund të jetë një lider botëror në trajtimin e mos posedimin e shtetësisë edhe përpara afatit të caktuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, i cili skadon në vitin 2024.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.