03.02.2022
Trençevska: UNICEF është mbështetësi ynë i madh dhe partneri në politikat e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, vazhdon bashkëpunimi
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot u takua me Artur Ajvazov, zëvendës-kryetar i UNICEF-it, në vend, ku u bisedua për projektet aktuale dhe të ardhshme dhe bashkëpunimi midis dy institucioneve.
“Kujdesi për fëmijët është një nga prioritetet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Mbështetjen të cilën e kemi nga UNICEF në krijimin dhe implementimin e politikave të cilat janë në drejtim të sigurimit të mbrojtjes më të madhe dhe avancimin e të drejtave të fëmijëve, me të vërtetë është e rëndësishme për ne. Bashkëpunimi i krijuar mundëson edhe zbatimin e praktikave botërore dhe standardet më të larta me qëllim sigurimin e interesit më të mirë të fëmijës”, tha Trençevska.
Në takim u bisedua për projektet aktuale dhe aktivitetet, ku Ministritë ka mbështetje të rëndësishme nga UNICEF-i, siç është deinstitucionalizimi dhe krijimi i formave të reja të përkujdesjes, familjet kujdestare, shtëpitë e vogla në grupe, si dhe shërbimet sociale në nivel lokal si pjesë e reformës sociale. Në pjesën e mbrojtjes së fëmijëve u fol edhe për rëndësinë e zhvillimit të hershëm të fëmijëve, ndërsa në atë drejtim u potencuan edhe zotimet e Qeverisë për rritjen e kapaciteteve për përkujdesje të fëmijëve nga edukim parashkollor, kontribute në përforcimin e kompetencave të kuadrit profesional, përmes trajnimeve për zhvillim socio-emocional të fëmijëve dhe ndërtimin e kapaciteteve të prindërve, përmes prindërimit pozitiv, që do të siguron zhvillim stabil të fëmijëve.
Bashkëbiseduesit shprehën besimin dhe gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të deritanishëm në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve edhe në të ardhmen.